Perëndimi dhe Rusia
Fatos Tarifa, PhD
Kur presidenti rus Vladimir Putin vizitoi ish-presidentin amerikan George H.W. Bush në shtëpinë e tij në Kenebunkport, në shtetin Mein, në korrik të vitit 2007, një anekdotë qarkulloi menjëherë pas asaj vizite. Një gazetar i një kanali televiziv amerikan i kërkoi njërit prej ndihmësve në Shtëpinë e Bardhë të komentonte marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, sidomos me Shtetet e Bashkuara. Për shkak të kohës shumë të kufizuar që gazetari kishte në dispozicion, ai i kërkoi zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë që pyetjes së tij mbi marrëdhëniet ruso-amerikane t’i përgjigjej me një fjalë të vetme. Përgjigja i zyrtarit ishte: “Good” (Të mira). Fill pas kësaj, producenti i programit pa se ai kishte edhe pak kohë në dispozicion dhe i kërkoi gazetarit që për të njëjtën pyetje t’i merrte ndihmësit të Shtëpisë së Bardhë një përgjigje me dy fjalë. Pyetja e tij ishte: “Si do t’i përshkruanit ju me dy fjalë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin?”. Këtë herë përgjigja ishte: “Not good” (Jo të mira).
Winston Churchill, mbi gjashtëdhjetë vjet më parë, është shprehur se Rusia mishëron një kombinim të sfidës, dilemës dhe enigmës. Shumica e ekspertëve dhe analistëve sot gjykojnë se është shumë e vështirë të parashikohet se si do të zhvillohen në të ardhmen politika e brendshme dhe jashtme e Rusisë dhe marrëdhëniet e saj me Perëndimin. Këto, siç dëshmon historia e Rusisë imperiale dhe ajo e Rusisë post-sovjetike, do të varen shumë nga dinamika e zhvillimeve të brendshme strukturore dhe politike në këtë vend. Marshimi rus në Gjeorgji disa ditë më parë dhe njohja e njëanshme prej Moskës e pavarësisë së rajonit të Osetias Jugore dhe Abkhazias në këtë vend, sado surprizë të na jenë dukur ato, nuk mund të ishin ngjarje krejt të papritura për ata që i kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Rusi, që nga rënia e Kremlinit në duart e Putinit. Rusia ka kohë që përpiqet të zhvendosë dhe mundësisht të eliminojë influencën perëndimore ¯ përfshirë këtu edhe “Politikën e Fqinjësisë Evropiane” të BE-së ¯ nga ish-republikat sovjetike, fqinjët imediatë të saj, apo “bota e jashtme e afërt” e saj, në të cilat jetojnë rreth 25 milionë rusë etnikë. Ata përbëjnë, ndër të tjera, 20 për qind të popullsisë së Ukrainës dhe 40 për qind të popullsisë së Kazakistanit. Këto vende Rusia i konsideron si sferën e natyrshme të influencës së saj. Ish-ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Ivanov, ka formuluar madje një version të ri të Doktrinës së Brezhnievit mbi “sovranitetin e kufizuar” të ish-republikave sovjetike në Azinë Qendrore, duke i konsideruar ato “zonë e interesave të Rusisë”. Ajo që rusët bënë në Gjeorgji ishte, me sa duket, testimi i parë i kësaj politike të re brexhnieviane.
Po për arsyet e mësipërme, Moska i ka vlerësuar “revolucionet me ngjyrë” (color revolutions) në ish-republikat sovjetike (“Rose Revolution” në Gjeorgji më 2003, “Orange Revolution” në Ukrainë më 2004 dhe “Tulip Revolution” në Kirgiztan më 2005) jo si përkrahje të demokracisë në këto vende nga ana e Uashingtonit dhe e Perëndimit, por si një “konspiracion të madh” kundër Rusisë nga ana e CIA-s dhe e NGO-ve amerikane dhe evropianoperëndimore apo si “grushte shteti”, synimi i të cilëve ka qenë dhe mbetet zgjerimi i influencës amerikane dhe realizimi i interesave të Perëndimit në këta territore (të cilët përbëjnë “kopshtin e pasëm” të Rusisë), madje edhe vetë destabilizimi i Rusisë.
Çështja që shtrohet në rrethana të tilla është se a do të përsëriten aventura ushtarake të ngjashme ruse në Gjeorgji, në Armeni apo Azerbajxhan (Nagorno-Karabakh), në Moldavi (Transnistria) apo në ish-republika të tjera të BRSS-së në Azinë Qendrore, në të cilat, Moska përkrah enklavat separatiste për të zgjeruar kontrollin e saj në këto territore të humbur pas shembjes së Bashkimit Sovjetik? A mund të ndodhë që, deri më sot e injoruar dhe poshtëruar nga shembja e perandorisë sovjetike dhe humbja e rolit të saj në politikën globale, Moska të përpiqet të pengojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe në BE, duke ndërmarrë një aventurë të ngjashme për nga natyra me atë të Gjeorgjisë, por të proporcioneve shumë më të mëdha? Pyetje të tilla janë jo thjesht dilema akademike; ato shprehin shqetësime reale. Nëse mbajmë parasysh eksperiencën historike, mund të themi se ajo që bëri Rusia në Gjeorgji mund të mos jetë një ngjarje e rastit dhe, për më tepër, mund të mos jetë një episod i vetëm.
* * *
Me politikën e saj të brendshme dhe të jashtme Moska është orientuar sot në një drejtim që duke u afruar me Kinën dhe me regjime të tjerë autoritaristë (Irani, Siria, Venezuela), ajo po largohet gjithnjë e më shumë nga demokracitë perëndimore. Edhe pse Rusia është tani gjeografikisht më pranë Evropës, ajo po largohet gjeopolitikisht gjithnjë e më shumë prej saj. Ç’qëndrim duhet të mbajnë në rrethana të tilla SHBA dhe BE ndaj një Rusie të tillë autokratike dhe sfidonjëse, e cila kohët e fundit duket se po ndjek një politikë thellësisht anti-amerikane dhe anti-perëndimore? Ose, le ta themi më qartë: A mundet Perëndimi realisht të ushtrojë ndonjë influencë mbi Kremlinin dhe a ka ai në të vërtetë mundësi që t’i ofrojë Rusisë një bashkëpunim efektiv? Kjo pyetje mund të formulohet ndryshe, siç bën Robert Blackwill në një prej numrave të fundit të revistës amerikane “The National Interest”, në këtë mënyrë: “Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i Rusisë në vitet e ardhshëm për çështje që janë dukshëm të lidhura ngushtë me interesat kombëtare themelore të Amerikës dhe të aleatëve të saj”?
Ka autorë, si Steven Rosefielde, i cili, në librin e tij “Russia në shekullin e 21-të”, duke argumentuar se Rusia aspiron të bëhet përsëri superfuqi para vitit 2010, rekomandon që Perëndimi të tregohet i vendosur ndaj saj, duke e detyruar atë të heqë dorë nga “plani i saj ambicioz për riarmatim”. Shumica e analistëve në fushë të marrëdhënieve ndërkombëtare, sidoqoftë, i konsiderojnë joproduktive dhe, ipso facto, të gabuara dhe me pasoja të padëshiruara qëndrimet e shprehura disa kohë më parë nga personalitete me influencë në Kongresin amerikan si Senatori John McCain apo i ndjeri kongresmen Tom Lantos, të cilët sugjeronin uljen e nivelit të marrëdhënieve të Uashingtonit me Moskën dhe izolimin politik të Rusisë për shkak të zhvillimeve jodemokratike në këtë vend. Zëvendës Presidenti amerikan, Dick Cheney, madje ka shprehur idenë që NATO të përdoret si një aleancë ushtarake kundër Rusisë.
Deri më sot, sidoqoftë, madje edhe pas ngjarjeve të fundit në Gjeorgji, as Uashingtoni dhe as qeveritë e vendeve të BE-së nuk kanë vepruar dhe nuk ka të ngjarë të veprojnë në këtë mënyrë përtej një retorike quasi in rem, pasi ata e shohin Rusinë dhe kanë nevojë për të si një partner i Perëndimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së teknologjisë dhe armëve bërthamore, apo në zgjidhjen e problemeve të energjisë. Perëndimi ka nevojë për Rusinë veçanërisht në përpjekjet e tij për të parandaluar nuklearizimin e Iranit. Për të evituar që kjo të ndodhë, Rusia, siç argumenton Robert Blackwill, do të duhet të luajë një “rol qendror dhe pozitiv”, pasi Perëndimi “nuk mund të ketë sukses pa Moskën”. Siç ve në dukje ky autor, Moska ka “një marrëdhënie më të ngushtë me Iranin se çdo vend i Perëndimit. Ajo ka më shumë influencë në Teheran mbi këtë çështje se çdo vend tjetër… Mundësia që ajo të ndikojë esencialisht në kalkulimet e Teheranit është ndoshta më e madhe se përpjekjet e përbashkëta të Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara. Për më tepër, Rusia duhet të bjerë dakord nëse Këshilli i Sigurimit do të adoptonte sanksione të ashpra ekonomike, të cilat do të kishin në mënyrë të pakontestueshme forcën detyruese të së drejtës ndërkombëtare dhe që mund ta detyronin Iranin të hiqte dorë nga programi i tij bërthamor”.
Për atë çfarë përfaqëson dhe për rolin që luan dhe mund të luajë ajo në hapësirën e gjerë euroaziatike dhe në Lindjen e Mesme, Rusia është sot një dilemë e madhe për Perëndimin. Ajo shkakton irritim, konfuzion dhe pasiguri në Uashington edhe në Bruksel dhe ua bën të vështirë atyre marrjen e vendimeve apo formulimin e qëndrimeve të përbashkëta ndaj Moskës. Kjo ndodh për shkak se Rusia nuk është një vend që mund të injorohet, apo të izolohet politikisht dhe ekonomikisht. Rusia nuk është Bjellorusia; ajo nuk mund të “Lukashenizohet”, pra të izolohet nga ana e Perëndimit për shkak të politikës autoritariste të presidentit të saj. Pavarësisht kritikave të ashpra të Uashingtonit dhe të Brukselit ndaj Rusisë, unë mendoj se edhe pas ngjarjeve në Gjeorgji dhe krizës së krijuar ditët e fundit në marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë, toni i kritikave ndaj Moskës do të bjerë pasi, edhe pse për arsye krejt të ndryshme, Perëndimi ka po aq nevojë për Rusinë sa edhe kjo e fundit për marrëdhëniet me Perëndimin. Nuk duhet të habitemi nëse shohim që shumë shpejt ata, ashtu si i gjithë Perëndimi do t’i përmbahet përsëri të njëjtit skenar si edhe herë të tjera në historinë e marrëdhënieve të tij të tensionuara me Bashkimin Sovjetik (veçanërisht pas ngjarjeve në Hungari më 1956 dhe pushtimit rus të Çekosllovakisë më 1968), kur në Bashkimin Sovjetik u bë shumë e përhapur shprehja: “pogovoryat-i-zabudut” (ata do të flasin dhe do të harrojnë). Mundësia që ky qëndrim të përsëritet hyn në atë lloj kategorie që Hegeli e quante “ironi e historisë”.
Deri më sot, qëndrimi që ka karakterizuar marrëdhëniet e Perëndimit (veçanërisht të Bashkimit Evropian) me Rusinë ka qenë dhe mbetet ai, të cilin në Berlin e quajnë “ndryshim përmes angazhimit”, qëndrim ky shumë i ngjashëm me politikën “ndryshim përmes afrimit”, të formuluar nga kancelari gjerman Willy Brandt më 1969 dhe që ka hyrë në zhargonin politik me termin “Ostpolitik”. Vazhdimësia që vëmë re në këto dekada të fundit në politikën gjermane (dhe përgjithësisht atë evropiane) ndaj Rusisë është produkt i gjeografisë, historisë dhe interesave të përbashkëta ekonomike në rritje midis këtyre dy vendeve. Gjermania është partneri politik dhe tregtar më i rëndësishëm i Rusisë në Evropë si edhe importuesi më i madh i gazit të saj natyror, ndërkohë që Rusia është një treg shumë i madh për produktet dhe investimet kapitale gjermane.
Klima diplomatike dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë ardhur duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit dhe ndonjëherë duket sikur ato mund të kthehen në antagonizmin e periudhës së Luftës së Ftohtë. Kritika të ndërsjella dhe një retorikë gjithnjë e më e ashpër kanë zënë vendin e marrëdhënieve në dukje të stabilizuara që Rusia post-Sovjetike vendosi me SHBA-në dhe Evropën Perëndimore pas shembjes se sistemit komunist dhe dizintegrimit të Bashkimit Sovjetik. Rusia dhe vendet perëndimore kanë divergjenca të theksuara për një varg çështjesh të rëndësishme, siç janë e ardhmja e Traktatit mbi Forcat Konvencionale në Evropë të vitit 1999; regjimi i ardhshëm pas përfundimit të afatit të marrëveshjes START në vitin 2009 dhe pas përfundimit të Traktatit të Moskës; shitja prej Rusisë e armëve Sirisë, Iranit dhe Kinës, politika energjetike e Moskës dhe shantazhet e përsëritura të saj ndaj shteteve fqinjë që dikur ishin pjesë e hapësirës sovjetike, çështja e pavarësisë së Kosovës etj.
Uashingtoni ka pasur dhe shumë herë vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar mbështetjen e vendeve të veçantë të BE-së për qëndrimet e tij në lidhje me çështje të strategjisë dhe të politikave ndërkombëtare. Kur vjen puna për të mbajtur një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë, Uashingtoni dhe Brukseli “kërcejnë” jo me të njëjtën “muzikë”. Edhe nëse Uashingtoni do të preferonte të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës, ka pak të ngjarë që Gjermania dhe vendet e tjerë të Bashkimit Evropian t’i shkonin pas; ata do të preferonin të mbanin marrëdhënie të ngushta ekonomike me Kremlinin.
Nga një pikëpamje gjeoekonomike, divergjencat midis Evropës dhe Amerikës lidhur me qëndrimin ndaj Rusisë deri diku mund të justifikohen. Evropa dhe Rusia janë fqinjë me njëri-tjetrin dhe prandaj lidhjet midis tyre janë më të forta dhe më të rëndësishme se sa ato midis Uashingtonit dhe Moskës. Për këtë arsye, siç argumenton Angela Stent, “Eventualiteti i dobësimit apo prishjes së marrëdhënieve me Rusinë e tremb më shumë Evropën se sa Amerikën”. Nga pikëpamja gjeopolitike, sidoqoftë, divergjencat në kampin transatlantik e dëmtojnë kauzën e përbashkët të demokracive perëndimore për shtrirjen e rendit demokratik dhe vendosjen e “paqes së përjetshme” kantiane, duke inkurajuar kështu përpjekjet agresive të Rusisë për të rihyrë në teatrin e politikës globale si një fuqi e madhe, e cila nuk respekton rregullat e lojës. Pa praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Rusia mund të triumfonte në lojën diplomatike që ajo po luan aktualisht për të inkurajuar disidencë në radhët e BE-së në lidhje me, fjala vjen, çështjen e Kosovës, apo angazhimin amerikan në sistemin e sigurisë evropiane.
Rreziku për Evropën sot ndoshta nuk është një kërcënim i ri ushtarak nga Rusia, por një situatë e brendshme jashtë kontrolli në Rusi, e shoqëruar me një politikë të jashtme të Moskës që synon përçarjen e vendeve të BE-së. Rusia mund të mos jetë sot Bashkimi Sovjetik represiv i kohës së Stalinit, por ajo mbetet, sidoqoftë, një fuqi e madhe, një shtet gjithnjë e më shumë autokratik, i “egërsuar” nga humbja e madhështisë dhe e lavdisë së dikurshme dhe në rikërkim të tyre, një vend i pasur me energji dhe që kërkon tregje të rinj për shitjen e saj, një vend i lodhur nga moralizimet dhe leksionet humanitare të Evropës Perëndimore mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e tregut. Evropa vetë, pa praninë ushtarake të Amerikës dhe angazhimin e saj, nuk ka as vullnetin dhe as muskujt që t’u vijë në mbrojtje popujve të shtypur dhe të kërcënuar të saj, edhe kur ndaj tyre ushtrohet genocid, siç provuan më së miri rasti i Bosnjës dhe i Kosovës.
Një Evropë feminine, e dobët, e trembur dhe e përçarë, mentalitetin e së cilës duket se e dominon filozofia disfatiste e kryeministrit britanik Neville Chamberlain në fund të viteve 1930-të, nuk mund t’i kundërvihet zemërimit të Rusisë, madje, ashtu si në periudhën e Luftës së Ftohtë, nuk ka ndoshta as mundësi të mbrohet prej saj. Nëse kjo është vërtet kështu, për Evropën nuk mund të ketë këshillë më të mençur se fjalët e kryeministrit Churchill, i cili, më 1955, në mbledhjen e tij të fundit si kryeministër i Anglisë, u tha anëtarëve të kabinetit tij këto fjalë të paharruara: “Kurrë mos u ndani nga amerikanët!”. Duke mos pasur një politikë të sajën të mbrojtjes dhe të sigurisë, Evropës, edhe sot, gati 20 vjet pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, i duhet të mbrohet nga Rusia duke qëndruar nën ombrellën amerikane. Pa të Evropa nuk mund të jetë e qetë dhe e sigurt; pa të integriteti i saj politik, ekonomik dhe financiar nuk mund të ekzistojë dot ashtu siç e njohim ne sot.
* * *
Politika e Moskës mund të marrë kthesa të cilat është vështirë të parashikohen, SHBA dhe BE përpiqen ta mbajnë Rusinë të angazhuar në iniciativat e tyre. Sidoqoftë, as Uashingtoni, as Brukseli dhe asnjë nga fuqitë e tjera të mëdha¯Kina, Japonia apo India¯nuk do ta dëshironin apo lejonin ridaljen në skenë të Rusisë si një superfuqi. Ato do të bënin çdo përpjekje për ta penguar këtë duke e kundërbalancuar fuqinë e saj. Kjo duhet t’i relaksojë disi ata që besojnë në një konspiracion ruso-kinez për të balancuar fuqinë amerikane dhe për të krijuar një pol të dytë aziatik.
Aktualisht, mund të thuhet se në marrëdhëniet e saj me Perëndimin Rusia është një “partner-kundërshtar”, çka do të thotë se ndërsa në disa fusha Rusia ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara dhe me vendet e Bashkimit Evropian, në fusha të tjera ajo i kundërshton ata. Kështu, për shembull, për disa vjet me radhë, Rusia ka marrë pjesë në Këshillin NATO-Rusi dhe në manovra të përbashkëta ushtarake me forcat e NATO-s deri sa (pas kritikave të ashpra të Uashingtonit dhe të Brukselit ndaj Moskës lidhur me ndërhyrjen e saj ushtarake në Gjeorgji dhe njohjen e pavarësisë së Osetias Jugore dhe Abkhazias në këtë vend) Moska ndërpreu këto ditë njëanshmërisht dhe me arrogancë të gjitha marrëveshjet e saj me NATO-n. Rusia bën pjesë në “Kuartetin” që përpiqet të zgjidhë krizën në Lindjen e Mesme (krahas SHBA-së, BE-së dhe OKB-së) dhe bashkëpunon me liderët e vendeve më të industrializuar perëndimorë në kuadrin e G-8. Nga ana tjetër, Moska vazhdon t’u shesë armë Sirisë, Venezuelës dhe Kinës, i shet reaktorë bërthamorë Iranit (qëndrime këto që janë në kundërshtim të hapur me politikën e Uashingtonit dhe të Brukselit). Politika e jashtme aktuale e Kremlinit ka si parim kryesor të saj “mosndërhyrjen e shteteve të tjerë në punët e brendshme të Rusisë”; Moska deklaron vazhdimisht se Rusia është një “demokraci e pavarur”. Kjo politikë i ngjan çuditërisht shumë politikës së jashtme të Bashkimit Sovjetik 60 vjet më parë, për të cilën Sir Isaiah Berlin, më 1946, shkruante: “Rusia është e gatshme të marrë pjesë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por ajo preferon që vendet e tjerë të heqin dorë nga interesimi i tyre për zhvillimet në Rusi, çka do të thotë që ajo ta shohë veten e saj të veçuar nga bota, por pa mbetur e izoluar prej saj”.