“Spiunët”, bisedimet sekrete PD-PS
Ndonëse një periudhë pushimesh për Parlamentin, muaji gusht nuk rezulton të ketë qenë i tillë për zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
ADI SHKEMBI
Miratimi i ligjit për verifikimin e figurës së zyrtarit në sesionin e ri parlamentar, ka bërë që mes dy partive të mëdha të ketë takime të shumta për gjetjen e një varianti të përbashkët. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për gazetën, se në fund të sesionit të kaluar parlamentar, por edhe gjatë muajit gusht, ka pasur takime mes tyre. Kështu veç takimeve mes dy relatorëve, Bumçit nga demokratët dhe Isarajt nga socialistët, ka pasur disa takime edhe mes kryetarëve të grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj, por edhe mes ish-kryetarit të Komisionit të Ligjeve, tani ministër i Arsimit, Fatos Beja dhe nënkryetarit të këtij komisioni, deputetit socialist Fatmir Xhafa. Burimet në PD nuk bëjnë të ditur detajet e këtyre takimeve, veçse shtojnë se në parim dy partitë e mëdha kanë rënë dakord për miratimin e ligjit për verifikimin e figurës brenda një kohe të shkurtër nga nisja e punimeve të Parlamentit. Megjithatë dy janë pikat të cilat ndajnë ende Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste nga miratimi i këtij ligji. Sipas burimeve bëhet e ditur se pika e parë ku dy partitë e mëdha nuk bien dakord me njëra-tjetrën është pikërisht ndërprerja e mandatit të zyrtarit të zgjedhur, nëse rezulton se ai ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Kjo tezë mbrohet fort nga demokratët, pasi, sipas tyre, nëse këtyre zyrtarëve të zgjedhur nuk u ndërpritet në mes mandati, atëherë qytetarët do të humbasin besimin te këto institucione. Ndërkohë, nga ana tjetër, socialistët shprehen se ndërprerja përgjysmë e mandatit të zyrtarit të zgjedhur bie ndesh me parimet kushtetuese, pasi sipas tyre, në kohën që zyrtari është zgjedhur në atë post, nuk ka pasur pengesa ligjore. Gjithsesi për këtë pikë pritet të arrihet konsensusi, pasi edhe nëse pranohet varianti i Partisë Demokratike, procedurat ligjore që ndiqen për hyrjen në fuqi të ligjit, shto këtu edhe ngritjen e Komisionit të verifikimit të figurave, kërkon një kohë të gjatë dhe deri në atë moment, Parlamenti mund të jetë shpërndarë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Një tjetër pikë ku nuk është arritur konsensusi është ajo e verifikimit të zyrtarëve që kanë kaluar njëherë në sitën e Komisionit falë ligjit të miratuar në vitin 1995. Sipas demokratëve, pavarësisht se një numër i madh zyrtarësh të lartë janë verifikuar njëherë gjatë periudhës 1996-2001, ata duhet të verifikohen sërish nga komisioni që do të ngrihet. Ndërkohë ky propozim i demokratëve kundërshtohet nga socialistët, të cilët shprehen se të gjithë zyrtarët që janë verifikuar njëherë nuk duhet të verifikohen më. Gjithsesi palët pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët gjatë seancave të para në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.