E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Edi Rama, skllav i implikimit familjar

 

Partia Demokratike, me anë të zëdhënësit të grupit, Aldo Bumçi, reagoi ashpër në lidhje me depozitimin e kërkesës së opozitës në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të Dosjeve. “Dënojmë me forcë përpjekjet e dështuara dhe të pashpresa të Edi Ramës për të penguar dënimin e krimeve të regjimit komunist. Me këtë akt, Edi Rama faktoi se u rikthye në identitet dhe se e drejta dhe morali nuk kanë për të asnjë vlerë përpara mbylljes të arkivit familjar, si firma, që kanë vendosur i ati dhe daja i tij, të cilët persekutuan me dhjetëra intelektualë dhe shqiptarë të pafajshëm, që nga viti 1946 deri në vitin 1990”, deklaroi Bumçi. Ai theksoi se “Edi Rama me sa duket është skllav i implikimit familjar, të cilin ne jemi të detyruar t’ia bëjmë publikut shqiptar transparent, dosje për dosje, se çfarë përfaqëson në fakt ai si pinjoll i një prej trashëgimtarëve më kriminale të regjimit të shkuar”. Për Bumçin, ligji vazhdon të jetë në fuqi edhe pse opozita e ka ankimuar atë në Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›