E Diel, 1 Nëntor 2026

Fituesit e 5 milionë USD, javën tjetër

 

BLEDAR HOTI

Brenda javës së ardhshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të realizojë shpërndarjen e fondit prej 500 milionë lekësh, të parashikuar për t’u shpërndarë në vitin 2008. Drejtori i ri i Përgjithshëm i AKKP-së, Elis Çefa, në intervistën dhënë për “Panorama” shprehet se pas përfundimit të këtij procesi brenda qershorit 2009 do të realizohet dhe shpërndarja e fondit prej 600 milionë lekësh për ish-pronarët. Ndërsa për çështjen e plazhit dhe hetimin e nisur nga prokuroria, Çefa thekson se AKKP-ja nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për çështjen e plazhit të “Gjeneralit”. Ai i kërkon prokurorisë që të japë dokumentet e sekuestruara, në mënyrë që të jepet një vendim përfundimtar për plazhin e Gjeneralit në Kavajë. Drejtori i sapozgjedhur flet edhe për numrin e madh të ankesave të depozituara nga ana e ish-pronarëve.
Zoti Çefa, sapo jeni emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i AKKP-së. Cilat janë objektivat tuaja në këto momente, pasi e merrni këtë institucion në një moment të vështirë?
Në fakt e kam marrë drejtimin e Agjencisë në një moment jo shumë komod, por mendoj se puna që do të bëjmë, puna ime personale do e konsideroj si sfidë. Shpresoj se nga puna që do të bëjmë të marrim dhe vlerësimet e mundshme pozitive të këtij procesi. Aktualisht jemi në kulmin e punës, jemi në prag të procesit të radhës së kompensimit financiar të vitit 2008. Rezultatet besoj se do të jetë të prekshme, duke filluar nga java tjetër besoj se do të kemi një listë me emrat e subjekteve të shpronësuara që do të përfitojnë nga fondi prej 500 milionë lekësh. Ndërkohë që nga qeveria na është livruar edhe fondi i vitit 2009, që shkon në 600 milionë lekë të reja. Procedura për shpërndarjen e kësaj shume do të fillojë menjëherë nga procedura për shpërndarjen sapo të mbarojë procesi për ndarjen e 500 milionë lekëve. Sigurisht besoj se ky do jetë një hap shumë i madh dhe i mirëpritur nga opinioni dhe do të na vendosë më tepër në pozita pune. Duke pasur parasysh se 30 qershori është data ku do të mbarojë afati i procesit të kthimit të pronës sipas ligjit. Pra të gjitha kërkesat që janë pranuar deri më 31.12.2008 për trajtim, duhet të marrin një përgjigje sipas ligjit gjer në qershor dhe ne po punojmë shumë që ta përmbushim në kohë.
Sa ish-pronarë do të përfitojnë nga fondi i vitit 2008?
Nuk mund të jap një shifër të saktë, të prerë sepse jemi në përpunim e sipër të të dhënave. Duke qenë se punojmë me vendimet e vjetra të komisioneve të Pronave, në vitet 1993-1994-1995, kohë në të cilën ka pasur, për hir së të vërtetës, goxha parregullsi në punën e këtyre komisioneve, e bën pak të vështirë seleksionimin e përfituesve. Sigurisht ne si AKKP i përmbahemi kriterit të qeverisë përkatës për shpërndarjen e fondit dhe mendoj se shifra e përfituesve mund të shkojë 160-170 persona. Shpresojmë që për këtë vit përfituesit të jenë më të shumtë në numër.
Synimi juaj është që fondi i vitit 2009 të shpërndahet brenda një periudhe të shkurtër kohore, që mos të mbesë në fund të vitit?
Absolutisht po, unë kam kontakte të rregullta me Ministrin e Drejtësisë dhe ai ka marrë përsipër se pas mbarimit të procesit të kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuara, të fillojë menjëherë procedurat për shpërndarjen e fondit prej 600 milionë lekësh. Presim të nisin procedurat për miratimin e vendimit nga Këshilli i Ministrave për procedurat që do të ndiqen për seleksionimit e ish-pronarëve fitues për kompensimin financiar të vitit 2009. Besoj që brenda muajit qershor të realizohet një proces i tillë, pra ish-pronarët të kompensohen.
Sa dosje ankimore të paraqitura nga ish-pronarët janë ende pa i dhënë zgjidhje nga ana e AKKP-së?
Relativisht ka ngarkesa, njerëzit ankimojnë vendimet që janë dhënë nga zyrat tona rajonale nëpër qarqe dhe ne sipas akteve ligjore dhe udhëzimit të fundit të nxjerrë nga AKKP-ja, i ndjekim dhe dalim me një vendim përfundimtar. Numri i dosjeve ankimore nga ana e ish-pronarëve duhet të jetë rreth 350, që janë vendime të zyrave tona rajonale së fundmi dhe që janë kontestuar pranë zyrës qendrore. Ka edhe dosje ankimore që janë hapur nga subjektet e treta, siç janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Departamenti i Antikorrupsionit dhe i Kontrollit të Brendshëm i Këshillit të Ministrave dhe dosje nga subjekte të ndryshme dhe në bazë të provave të mjaftueshme, merren në shqyrtim nga ana e agjencisë. Po punojmë me specialistët e sektorit që t’i zgjidhim dhe punojmë relativisht mirë. Ankimimet shihen me kujdesin më të madh për të zbatuar ligjin me saktësi.
Kohët e fundit institucioni juaj është vënë në shënjestër dhe është objekt hetimi nga Prokuroria, në lidhje me një vendim të dhënë dhe të kthyer më pas në zonën e bregdetit të cilësuar si plazhi i Gjeneralit. Si do ta zgjidhni këtë çështje?
Bashkëpunimi ynë me Prokurorinë ka qenë dhe është i hapur, kjo jo vetëm për shkak të detyrimit ligjor. Për rastin konkret kam në dijeni se është në hetim, ka nisur një proces. Për hir të së vërtetës nga ana administrative asgjë nuk është përfunduar. Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë nga AKKP-ja. Dosja është marrë në shqyrtim nga ana e sektorit të Apelit në AKKP, gjë që do shikohet me kujdes dhe absolutisht do të bashkëpunojmë me Prokurorinë në kuptim që drejtësia të vihet në vend dhe ligji të zbatohet me përpikëri. Ne kemi kërkuar nga prokuroria, e cila ka sekuestruar disa materiale në zyrën rajonale të AKKP-së të Kavajës, të na i fotokopjojë dokumentet (materialet) dhe të na i vejë në dispozicion për hir të vazhdimit të procesit të vlerësimit të këtij vendimi nga ana e institucionit tonë. Absolutisht që do të ketë një vendim të drejtë dhe çështja do të shikohet me shumë përgjegjësi. Ne kemi kërkuar dokumentacionin e sekuestruar nga ana e Prokurorisë, pasi Agjencia nuk është shprehur me një vendim përfundimtar për këtë çështje, është në shqyrtim si dosje dhe ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë.
Mendoni se pas gjithë këtyre ngjarjeve, që përfshijnë AKKP-në, mund t’ua riktheni besimin e ish-pronarëve ndaj këtij institucioni, pasi prej shumë vitesh ende nuk po marrin zgjidhje?
Shpresoj shumë ta realizoj një gjë të tillë. E kam marrë përsipër këtë detyrë dhe i kam vënë qëllim vetes që AKKP-ja të jetë një institucion që i shërben ish-pronarëve, duke zbatuar me korrektësi ligjin. Unë personalisht i bëj thirrje të gjithë ish-pronarëve që derën time e kanë të hapur dhe mund të vijnë në çdo kohë, do të gjejnë tek AKKP-ja korrektësinë maksimale të mundshme për trajtimin e drejtë dhe të saktë sipas ligjit të kërkesave të tyre. Nuk besoj se ka munguar më përpara ky vullnet, por duke pasur se procesi i kthimit të pronës ka kaluar në faza të ndryshme, në tre ligje të ndryshme, kjo e ka vështirësuar disi situatën, por ne premtojmë se çdo gjë do bëhet në përputhje me ligjin.

Prokuroria heton skandalin me “Plazhin e Gjeneralit”

TIRANE – Në tetor 2008 pas të dhënave të marra në rrugë operative, prokuroria e Tiranës filloi hetimet për tjetërsimin e pronësisë së 48 hektarëve tokë në Plazhin e Gjeneralit, Komuna Synej në Kavajë. Hetimet zbuluan se aplikimi në agjencinë e pronave ishte bërë në mesin e muajit qershor 2008 me dokumente të falsifikuara në emër të familjes Shijaku. Këtyre ish-pronarëve sipas ligjit u takonte kthim prone në zonën e Malit të Robit në Kavajë, ndërsa pa dijeninë e tyre personat në hetim kishin aplikuar në Agjencinë e pronave e cila mbi bazën e dokumenteve të vjetra të pronësisë, të falsifikuara ka miratuar kthimin e pronës brenda tre muajve duke nxjerrë vendimin në mesin e shtatorit 2008. Falsifikimi ka bërë të mundur edhe ndryshimin e zonës ku ndodhet prona e kthyer duke ccuar tjetërsimin në Plazhin e Gjeneralit si zonë me perspektivë turistike. një vendim i cili nuk hyri në zbatim asnjëherë për shkak se sapo u paraqit në Hipotekë u bllokua nga prokuroria para se prona të regjistrohej në emër të atyre personave që me dokumente false kishin aplikuar në AKKP me qëllim kthimin e pronës së vlerësuar sipas ccmimit të tregut në vlerën 24 milionë euro. prokuroria ka marrë në hetim për këtë ccështje ish-kryetarin e Agjencisë së pronave Tunxh Vatnikaj, një biznesmen të njohur në fushën e ndërtimit, avokatin e tij që ka asistuar veprimet si dhe zyrtarë të Agjencive të pronave dhe të Hipotekës. Familja Shijaku është thirrur dhe marrë në pyetje në prokurori ku ka mohuar të ketë bërë aplikim për kthimin e pronës në fjalë.                                               tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›