E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Skënder Gjinushit, 23-vjeçar këshilltar i Ramës

 

Kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6 në Kombinat, Luzhiana Abazi, i kërkoi kryetarit të Bashkisë të hedhë sytë nga qytetarët dhe hallet e tyre. Sipas saj, një këshilltar i kryetarit të Bashkisë merr 5 herë më shumë rrogë se një edukatore kopshti. “Një i ri 23-vjeçar, djali i Skënder Gjinushit, është këshilltar i Edi Ramës në bashki, i cili ka një rrogë 5 herë më të madhe se një edukatore kopshti”, tha Abazi. Sipas saj, qytetarët e Tiranës duan të dëgjohen nga kryetari i Bashkisë që kanë votuar dhe jo të marrin si përgjigje arrogancën e tij. “Bojkotimi i këshillit bashkiak është vetëm legjitimimi i dëshirës së Ramës për shpërdorim dhe pushtet të pakontrolluar mbi paratë tona, mbi paratë e qytetarëve të Tiranës, që me djersë, mund dhe sakrifica punojnë dhe paguajnë taksa të shumta dhe të rënda, por që nuk mund të lejohen kurrsesi që të shpërdorohen nga kryetari mospërfillës dhe arrogant i Bashkisë së Tiranës”, u shpreh dje në takim Abazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›