E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Fitorja e koalicionit Aleanca e Ndryshimit e sigurtë

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Tiranë, Aldo Bumçi u shpreh i sigurt se transformimi i jetës së shqiptarëve në këto katër vite do të sjellë fitore të koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit. I pranishëm në çeljen e fushatës elektorale të Partisë Lëvizja e Legalitetit, pjesë e koalicionit të djathtë Aleanca e ndryshimit që drejtohet nga PD, Bumçi tha se PD doli fituese dhe në zgjedhjet vendore të 2007-ës, në të 12 qarqet e vendit, edhe pse në atë kohë ende nuk ishin dyfishuar rrogat e arsimtarëve, mjekëve, pensionistëve në fshat dhe në qytet. Në atë kohë, vijoi ai, ishim akoma një vend me krizë energjetike, ndërsa sot jemi eksportues të energjisë dhe me 120 kontratat e firmosura për ndërtimin e hidrocentraleve do ta kthejmë Shqipërinë në një pasuri të madhe energjetike në Ballkan. Duke shprehur sigurinë se PD dhe aleatët e saj do të fitojnë zgjedhjet e 28 qershorit, Bumçi theksoi se Partie Demokratike do t'i fitojë zgjedhjet sepse përballë ka kundërshtarë që nuk e meritojnë të qeverisin, një kryetar të opozitës, i cili është ngujuar në bashki dhe nuk del të kandidojë, një program 1000 faqesh pa vizione dhe ide.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›