Bumçi: Imuniteti, PS të bëjë propozimet
Partia Demokratike lë derën hapur për Partinë Socialiste për të bërë cilindo propozim për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. Kryetari i PD-së së Tiranës, dhe deputeti Aldo Bumçi thotë se PD është e gatshme të ndërhyjë me konsensusin e socialistëve edhe në Kushtetutë për të hequr imunitetin.
Çështja e imunitetit të zyrtarëve të lartë u rikthye edhe njëherë në vëmendjen e debatit politik. Pak ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, deklaroi se liderët dhe zyrtarët shqiptarë duhet të veprojnë me integritet, në interes të publikut, pa u fshehur pas imunitetit apo masave të sigurisë që u cakton ligji. Pas kësaj, Kryeministri Berisha deklaroi se mazhoranca e tij është kundër çdo imuniteti, se kishte dërguar ligjin në Parlament të cilin opozita nuk e votoi. Sipas shefit të qeverisë në këto kushte mazhorancës nuk i mbetej veçse të praktikojë një qëndrim të njëanshëm, ku çdo kërkesë nga organet e drejtësisë për heqje imuniteti, do të jetë e pranueshme.