Falja e kamatëvonesave në bujqësi, Parlamenti voton ligjin
Falen kamatëvonesat e sigurimeve shoqërore në sektorin e bujqësisë. Parlamenti votoi dje me 71 vota "pro" ligjin e miratuar nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë për faljen e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore në sektorin e bujqësisë. Përfitues të këtij drafti janë rreth 75 mijë fermerë. Efekti financiar në buxhet kap vlerën e rreth 250 milionë lekëve.
Falja e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore synon që fermerët të përfshihen në skemën e sigurimeve. Kjo nismë ka qenë një masë që qeveria ka zbatuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit me qëllim nxitjen e pagesës së këtyre detyrimeve të përcaktuara nga ligji. Me pagesat e kontributeve të fermerëve përfitohen të gjitha llojet e pensioneve, shpërblim për leje lindje dhe sigurim shëndetësor. Kriteret që duhet të plotësojë një fermer për t‘u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi janë që të ketë një aktivitet bujqësor dhe blegtoral, të ketë tokë në pronësi ose të marrë me qira dhe të ketë qendrën e banimit në të njëjtin rreth ku ushtron aktivitetin bujqësor. Përfitojnë lehtësira më të mëdha, të vetëpunësuarit që ushtrojnë aktivitet bujqësor e blegtoral në rrethet: Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë e Tropojë. Në seancën e djeshme të Parlamentit u miratuan gjithashtu edhe një sërë projektligjesh si ai për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, u miratuan disa ndryshime në Ligjin 9880 për nënshkrimin elektronik. U vendos me 72 vota pro aderimi i Shqipërisë në Konventën e Patentave Europiane. Në seancën e djeshme u betua edhe deputeti i 76-të i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, i cili kryeson Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Në seancën e djeshme, deputeti Aldo Bumçi hodhi kritika për planin rregullues të Tiranës. Duke iu referuar këtij plani, Bumçi tha se "Nuk është një çështje lokale, sepse në Tiranë jetojnë mbi 600 mijë banorë".