E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo kërkon vota për 15 nëntorin

Ministri i Shtetit, Genc Pollo, prezantoi kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar të Komunës Otllak, Muharrem Hoxha. Në Qarkun e Beratit i cili ishte në patronazhin e Genc Pollos në zgjedhjet e 28 qershorit, është prezantuar kandidati për Komunën Otllak. "Jemi në një komunë, ku elektorati i majtë nuk mungon, por ky elektorat po ndëshkohet pa të drejtë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili duke bojkotuar garën si parti, por edhe duke i bërë thirrje elektoratit të majtë që të bojkotojë, po e kthen historinë politike të shqiptarëve në periudhën para vitit ‘91, atëherë kur kryetarët e komunave i emëronte partia në qendër dhe kur qytetari nuk kishte të drejtë të shprehej, të jepte mendim dhe aq më pak të votonte", tha Pollo. Ai u bëri thirrje atyre personave që kanë votuar PS-në të votojnë në këto zgjedhje Partinë Demokratike. "Unë po u bëj një thirrje tërë atyre që më parë kanë votuar Partinë Socialiste, disa mund të jenë penduar disa të tjerë jo, që të provojnë që kanë një fibër demokratike dhe duan të jenë qytetarë pjesëmarrës, duan të jenë qytetarë që vërtet marrin pjesë në punët e komunës, jo siç do t‘i degradojë Edi Rama", tha Pollo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›