Bumçi: “Jemi të vendosur të hetojmë Ramën”
“Hetimi parlamentar ndaj kryebashkiakut Edi Rama është vetëm çështje ditësh”. Këtë e bën të ditur zëdhënësi i Grupit Parlamentar demokrat, Aldo Bumçi, i cili thotë se shumë shpejt do t’i dorëzohet Parlamentit kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm të hetimit. Sipas demokratëve, Rama do të hetohet për dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë. “Ky është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, një monopol që i shërben një grushti njerëzish, që merr vendime në konflikt të hapur interesi. E gjitha kjo do të jetë një objekt i hetimit parlamentar. Është e gjithë koha e nevojshme për shkak se këto materiale, siç po e bëj publike, nuk kërkojnë një kohë të madhe investigimi, pasi janë publike”, - deklaroi Bumçi.
14 Prill 2009