Marrëveshja me aleatët, Berisha vendos kushte për kabinetin
Në rast fitoreje aleatët duhet të meritojnë postet qeveritare. Jo të gjithë kryetarët e partive do të bëhen ministra
Pjesëmarrja e tyre në kabinetin qeveritar do të kushtëzohet nga përqindja e votave që kanë fituar gjatë zgjedhjeve. Ky kusht bëhet i ditur se është vendosur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në marrëveshjet që ka nënshkruar me partitë aleate me të cilat do të bashkëpunojë si para, ashtu dhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Duket se zërat e pakënaqur brenda Grupit Parlamentar të PD-së, të cilët jo rrallëherë janë shprehur kundër “qerasjes” së aleatëve me poste qeveritare, e kanë detyruar kryetarin e PD-së ta bëjë të qartë paraprakisht se një portofol ministror duhet të fitohet nga vetë aleatët.
Përqindja
Nënkryetari i Partisë Republikane, Aleksandër Garuli, bën të ditur një klauzolë të marrëveshjes së nënshkruar me PD-në. Sipas tij, PR-ja duhet të fitojë rreth 10% të numrit të përgjithshëm të votave të të gjithë koalicionit, në mënyrë që të fitojë një post ministror. Sipas tij, PR-ja i ka të gjitha mundësitë për të arritur një shifër të tillë. Madje marrëveshja parashikon se partia aleate do të marrë pushtet ekzekutiv aq sa përqindje fiton në zgjedhje. “Marrëveshja aktuale me PD-në shtrihet edhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Marrëveshja parashikon që raportet qeverisëse do të jenë në raport me votat e grumbulluara nga çdo parti. E thënë ndryshe, nëse votat e PR-së do të jenë 10% e votave të të gjithë koalicionit, PR-ja do të marrë 10% të pushtetit, ose 1/10 e pushtetit ekzekutiv, që ndryshe i përket një post ministror nga 14 poste të tilla”, - është shprehur Garuli. Mësohet se kjo pikë e marrëveshjes së PD-së me PR-në është e pandryshueshme edhe me partitë e tjera me të cilat PD-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ose do të nënshkruajë në ditët në vijim.
Kundërshtimet
Kjo marrëveshje duket se shuan zërat kundër brenda Grupit Parlamentar. Pasi gjatë këtij mandati qeverisës shumë deputetë të PD-së u shprehën të pakënaqur për praninë e shumë ministrave të partive aleate në qeveri. Ata e cilësuan të papranueshme faktin që ministër të bëhet një kryetar partie që deri dje ka qenë aleat me Partinë Socialiste dhe tani bashkëpunon me PD-në, vetëm se i është ofruar posti ministror. Deputetët e PD-së mendojnë se aleatët duhet t’i fitojnë vetë votat dhe të mos shpresojnë për ndonjë vend në listën e PD-së apo për ndonjë post të pamerituar në qeverinë e ardhshme në rast fitoreje.
14 Prill 2009