E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Kryebashkiaku i Tiranës ka djegur fondet për strehimin

Demokratet akuzojnë serish kryebashkiakun e Tiranës se po shkatërron kryeqytetin. Sipas Bumcit, Rama ka djegur fondet për strehimin, dhe Tirana është dyfishuar pa një plan rregullues. "Për cilin transformim të Tiranës flet zoti Rama kur ka realizuar gjatë vitit 2008 vetëm 57 për qind te investimeve, çfarë do të thotë që punën e një viti, e kryen për dy vite. Për cilin transformim flet zoti Rama, kur ka djegur në vitin 2008 fondin për strehimin, u shpreh Bumçi, duke deklaruar se trashëgimia e zotit Rama për qytetin e Tiranës është ajo e kryeqytetit të vetëm të Evropës, popullsia e të cilit vetëm u dyfishua, sipërfaqja e të cilit vetëm u dyfishua dhe kjo ndodhi pa një plan rregullues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›