E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Aplikimi në BE, spekulim elektoral i Berishës

Anëtarësimi në BE, kusht themelor, respektimi i zgjedhjeve
Deputetja e PS, Arta Dade e ka cilësuar aplikimin e Shqipërisë në BE si shoën e radhës dhe spekulim elektoral nga kryeministri Berisha. Sali Berisha ka qenë dhe mbetet  shkaktari kryesor i vonesave në rrugën e integrimit europian që prej zgjedhjeve të 96-tës, u shpreh Dade. Duke marrë shkas edhe nga deklaratat e përfaqësuesve të BE-së, Dade e vuri theksin tek zgjedhjet e lira, të ndershme dhe demokratike, thellimin e reformave politike dhe ekonomike, mjedis të favorshëm për biznesin, që janë kushti themelor. Dade bëri të ditur se kërkesa do të nisë të shqyrtohet vetëm nëse Shqipëria plotëson kushtin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sali Berisha as nuk i ka përmbushur dhe as nuk do të ketë shansin ti vonojë reformat e tjera, vuri në dukje Dade, duke shtuar se i ka mbetur vetëm mundësia e organizimit të zgjedhjeve konform standardeve që të largohet nga pushteti pa dëmtuar më tej imazhin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.  Për aplikimin e Shqipërisë në Be ndërkombëtarët nuk kanë mbajtur qëndrime unike. Një pjesë e tyre kanë qenë pro dhe një tjetër kundër.  Në fakt, po të vëmë re aktivitetin diplomatik të tyre, kryediplomatët përfaqësues në Shqipëri si Uillson, Bohard, Fialkova  dhe ai amerikan Uithers ju ka ngelur të marrin teserën e Partisë Socialiste, pasi janë kthyer në zëdhenës të mirëfilltë shtypi të kësaj partie. Sa herë që PS del në konferenca shtypi, aq herë do dalin me radhë ambasadorët e sipërpërmendur. Tashmë ky grup ambasadorësh është shndërruar në një lloj këshilli ndrikullash, këshill që merr në mbrojtje të gjitha zullumet e kreut të opozitës. Dështimi i ditës së djeshme i rekomandimeve të tyre dhe prononcimet pro kandidimit të Shqipërisë nga shumë kryeministra të shteteve më të fuqishme evropiane konfirmoi faktin që diplomacia evropiane në Shqipëri ka dështuar dhe është kompromentuar nga efektet që vijnë nga bonuset e kryebashkiakut shqiptar. Në qendër të sulmeve kundër këtij aplikimi është ambasadorja çeke, Fialkova e cila është në krye të kontestuesve, e cila ka theksuar se qeveria shqiptare nuk duhet të nxitohet me marrjen e vendimit për aplikimin, pasi sipas saj pavarësisht se kur qeveria shqiptare do të vendosë të aplikojë për statusin e vendit kandidat, shqyrtimi do të jetë vetëm pas zgjedhjeve të qershorit, madje pas publikimit nga ana e Komisionit Europian të progres-raportit të përvitshëm të vjeshtës. Por në fakt, ka qenë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Michael Leigh i cili i ka dhënë shuplakën përfundimtare deklaratave të papërgjegjshme të diplomatëve në Shqipëri. Nëpërmjet deklaratës së dy ditëve më parë, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Michael Leigh, ka sqaruar se, KE mirëpret kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira, pasi ato mbeten test për të ardhmen e Shqipërisë. Leig është shpreh se Shqipëria ka realizuar një gur kilometrik që shënon përkushtimin e shqiptarëve ndaj vlerave evropiane, duke e lidhur këtë me realizimin e reformave kyçe politike në Shqipëri dhe me përgatitjen e saj për integrimin evropian. Por, ai ka veçuar se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme në qershor mbetet një kusht kyç, duke shtuar këtu edhe formimin e sundimit të ligjit. Sipas tij, tashmë i takon Këshillit të BE-së për të vazhduar më tej, duke veçuar këtu faktin se Komisioni Europian do të përgatisë një Opinion për të ftuar Shqipërinë sikurse e kërkon KE në procedurën e mëtejshme. Shqipëria ka pasur një rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon. Dhe është tashmë në dorë të Shqipërisë të futet në një fazë të re të integrimit evropian duke përmirësuar në veçanti sundimin e ligjit. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme në qershor mbetet një kusht kyç. Shqipëria ka vazhduar të përparojë me reformat kyçe politike dhe me përgatitjen e saj për integrimin evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›