Xhuveli: Mund të marrim 6-7 deputetë
Kreu i PAA-së, Lefter Xhuveli ka deklaruar se kjo parti ndihmën dhe me votën e elektoratit të saj, mund të arrijë në 6 deri në 7 deputetë, të mjaftueshëm për një grup parlamentar. Sipas tij, ky grup parlamentar do të dijë të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve madhore në koalicionin me të djathtën, tashmë të integruar si pjesë e saj. PAA në bashkëpunim me koalicionin e djathtë ka arritur finalizimin e shumë projekteve në disa fusha ka gjurmët e saj pasi gjatë arritjeve ka shprehur vizionin e saj.
Nuk janë pak 300 këshilltarë që kemi në 300 komunat e bashkitë e Shqipërisë dhe që vazhdojnë të kontribuojnë, u shpreh Xhuveli, duke shtuar se PAA mbështet në programin e saj dy shtylla që janë bujqësia dhe mjedisi, program që është integruar në të gjithë programin e qeverisjes. PAA mendon se me punën e saj do të vlerësohet nga votuesit më 28 qershor.