E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Mitingu i Ramës, betejë brenda të majtës

 

Demokratët e kanë quajtur të dështuar mitingun e socialistëve, madje thjesht një demonstrim forcash mes dy partive opozitare. Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha dje se mitingu i socialistëve nuk kishte të bënte me përkujtimin ndaj viktimave të tragjedisë së Gërdecit. “Ky miting nuk kishte të bënte me përkujtimin e viktimave të Gërdecit, por për të deformuar suksesin më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, anëtarësimin e plotë në NATO, se sa për të zhvilluar një betejë brenda të majtës shqiptare. Qytetarë të Tiranës me mospjesëmarrjen e tyre i dhanë Edi Ramës, njeriut të mitingjeve funebre politike, leksionin që meritonte”, deklaroi Aldo Bumçi. Sipas zëdhënësit të grupit të PD, Aldo Bumçi, Rama dhe shkaktari i tragjedisë së 15 marsit Delijorgji, janë të lidhur ngushtë midis tyre, prandaj konsiderohet cinizëm mitingu për Gërdecin. “Me Delijorgjin dhe paratë e tij ke kaluar pushime të përsëritura në hotelet më luksoze të Evropës. Ndërkohë që me Delijorgjin ke të gjithë fitimin e 30 shesheve dhe lejeve të ndërtimit, ndërkohë që prej një viti nuk guxon të shqipërosh emrin e tij”, u shpreh Bumçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›