E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD, akuza respektive për TVSH-në

25/01/2009  Deklaratat

Kryetari i PS-së për Tiranën Besnik Baraj reagoi ashpër ndaj deklaratave të TVSH-së, duke vlerësuar se asnjë televizion publik demokratik nuk bën deklarata replikuese me opozitën. Por kundrejt këtij qëndrimi nuk ka vonuar dhe deklarata e ardhur nga PD-ja, e cila nuk kurseu akuzat ndaj kreut socialist Edi Rama. “Replika e TVSH-së me Partinë Socialiste ishte një shprehje tipike e prapambetjes së thellë të atij institucioni dhe e paaftësisë për të bërë tjetër gjë përveç veglës qorre të pushtetit të radhës”, - vlerësoi Baraj mbi një çështje të tillë. Gjithashtu Bare kërkoi që të reflektohet mbi ndarjen e minutazhit të edicioneve informative mes pjesës që i takon qeverisë dhe gjithë pjesës tjetër që i takon jo thjesht opozitës apo institucioneve të tjera të këtij vendit. Partia Demokratike përmes zëdhënësit të saj Gerti Bogdani e cilësoi si shpifje deklaratën e kreut të PS-së Edi Rama. “Në sulmin e tij Rama lexoi artikullin plot shpifje dhe trillime të njeriut të cilin ai e bleu për 500 000 euro bashkë me gazetën: Erion Bazes, që do të largohej nga bordi i Radiotelevizionit vetëm për të mos deklaruar pasurinë e tij, nga origjina e së cilës ka frikë”, - u shpreh Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›