“Qëndrimi LSI-së i palëkundur”
25/01/2009 Halebi për buxhetin e Bashkisë
Kryetari i njësisë bashkiake nr. 9 dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Minibashkive, Armond Halebi, sqaroi lidhur me punimet në rrugën “Don Bosko”. “Nënkryetari i bashkisë tërthorazi kërcënoi me cinizëm ndërprerjen e punimeve, të cilat kanë filluar 2 javë më parë. E vërteta është se investimi në këtë bllok ka qenë pjesë e buxhetit të vitit 2008, i cili nuk është realizuar dhe nuk ka lidhje me miratimin ose jo të buxhetit 2009. Për këtë arsye nënkryetari i Bashkisë nuk mund të mashtrojë opinionin publik dhe komunitetin e këtij blloku se vazhdimi i punimeve kushtëzohej nga miratimi i buxhetit 2009”, - u shpreh Halebi gjatë një deklarate për shtyp. Sipas tij, për shkak të këtyre abuzimeve me buxhetin 2008 LSI-ja do të vijojë të kërkojë një buxhet të detajuar për 2009-n. “LSI-ja dhe këshilltaret e saj janë të vendosur për të mbrojtur dhe kontrolluar çdo qindarkë të taksapaguesve të Tiranës, si e vetmja mënyrë për të justifikuar besimin e qytetarëve për votën e dhënë. Teatri mediatik i nëpunësve të Bashkisë nuk mund të na ndalë në përpjekjet tona për t’i dhënë qytetit cilësinë e jetës që i takon”, - theksoi Halebi.