E Diel, 1 Nëntor 2026

Një zjarr ka përfshirë sot një magazinë në Durrës duke e shkrumbuar të gjithën

Flakët e zjarrit përfshinë sot një magazinë dykatëshe me pajisje hidrosanitare në fshatin Xhafzotaj, rreth 10 km nga Durrësi, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre. Burime nga vendngjarja bënë të ditur se "zjarri i rënë rreth orës 11:30 ka përfshirë magazinat e firmës së ndërtimit "Shala", ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij". Sipas tyre, në vendngjarje akutalisht ndodhen 2 autobote dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa po vijnë përforcime të tjera nga Tirana dhe Durrësi. Të njëjtat burime bënë të ditur se alarmi u dha nga roja i kalimit hekurudhor në Xhafzotaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›