E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndikimi i fushatës zgjedhore 2009 në buxhet

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri garantoi se "fushata zgjedhore e vitit të ardhshëm nuk do të ngadalësojë reformat në vend, por do të jetë sinonim i reformave". Duke prezantuar buxhetin e shtetit për vitin 2009, i cili është një vit elektoral, Berisha u ndal te ecuria e reformave në vend. "Xhirot e motorit të reformave, shpejtësia e tij, do të njohin tregues shumë më optimalë nga sot deri në ditën para zgjedhjeve. Pra do të jeni dëshmitarë të një fushate tjetër, e cila do të jetë sinonim i reformave, të një fushate, e cila do të procedojë me vendosmëri me reforma", - tha ai. Duke garantuar se qeveria do të ruajë vrullin e reformave, kryeministri Berisha siguroi gjithashtu qytetarët se "institucionet do të punojnë me përkushtim të madh në miradministrimin e buxhetit 2009 dhe në konsolidimin e mëtejshëm të disiplinës fiskale". Sipas tij, "ky është interesi më madhor i qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që ky buxhet përcakton edhe të gjitha fondet e domosdoshme për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm".

Ky lajm është publikuar: 01/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›