E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: PS, nuk e meriton të qeverisë



Socialistët nuk e meritojnë të qeverisin, pasi në krye të tyre është një njeri si Edi Rama, i ngujuar në bashki dhe që refuzon kandidimin për deputetë. Këtë e bëri dje të ditur para legalistëve kryetari i ri i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, i cili përshëndeti hapjen e fushatës elektorale të PLL-së. Duke shprehur sigurinë se PD-ja dhe aleatët e saj do të fitojnë zgjedhjet e 28 qershorit, Bumçi theksoi se “ne do t'i fitojmë zgjedhjet sepse përballë kemi kundërshtarë që nuk e meritojnë të qeverisin, një kryetar të opozitës, i cili është ngujuar në bashki dhe nuk del të kandidojë, një program 1000 faqesh pa vizione dhe ide". Kryetari i PD-së, dega Tiranë, Bumçi, pohoi se "transformimi i jetës së shqiptarëve në këto katër vite do të sjellë fitore të koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit". Bumçi vuri në dukje se "PD doli fituese dhe në zgjedhjet vendore të 2007-s, në të 12 qarqet e vendit, edhe pse në atë kohë ende nuk ishin dyfishuar rrogat e arsimtarëve, mjekëve, pensionistëve në fshat dhe në qytet". Në atë kohë, - tha ai, - ishim akoma një vend me krizë energjetike, ndërsa sot jemi eksportues të energjisë dhe me 120 kontratat e firmosura për ndërtimin e hidrocentraleve do ta kthejmë Shqipërinë në një pasuri të madhe energjetike në Ballkan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›