E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: E djathta me Berishën në krye, fituese e zgjedhjeve



Reformat dhe ndryshimet e mëdha që ka përjetuar Shqipëria në këto 4 vite, duhet t'i çojnë deri në fund ata njerëz vitalë që i ideuan. Kjo është bindja e Presidentit të nderit të PR-së, Sabri Godo, i cili përshëndeti dje hapjen e fushatës elektorale të PLL-së. “Uroj fitore të koalicionit të djathtë me në krye Kryeministrin Sali Berisha, sepse reformat dhe ndryshimet e mëdha që ka përjetuar Shqipëria në këto 4 vite, duhet t'i çojnë deri në fund ata njerëz vitalë që i ideuan”, - theksoi z. Godo. Kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, theksoi se “legalistët dhe republikanët i bashkon ideja e të qenit të djathtë, koncepti i pronës, i familjes dhe i shoqërisë”. Në këtë kuvend elektoral të PLL-së u prezantuan 32 kandidatë të kësaj force politike për Qarkun e Tiranës, ku spikasnin emra të njohur akademikësh dhe figura aktive në jetën publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›