Bumçi: Rama i lidhur me komunizmin
Demokratët i janë kundërpërgjigjur kërkesës së kryesocialistit Edi Rama për dorëheqje të Berishës, duke e akuzuar atë personalisht si njeriun e lidhur me nomenklaturën komuniste dhe si njeriun që ka penguar hapjen e dosjeve në Shqipëri. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, ka deklaruar se kryesocialisti Rama është njeriu, i cili për arsye personale po pengon ligjin për pastërtinë e figurave. Një ditë me parë, pas një kohe të gjatë, Edi Rama kërkoi publikisht dorëheqjen e Berishës nga posti i Kryeministrit. Edhe zëdhënësi i selisë blu ka reaguar ndaj kërkesës së Edi Ramës për largimin e Berishës.
"Rama dhe lejtnantet e tij e shpallen si vrasja e shekullit dhe akuzuan Qeverinë për zhdukjen e biznesmenit Kosta Trebicka", tha Bogdani. Sipas tij, "Rama u faktoi njerëzve se nuk ka asnjë moral njerëzor, se për të nuk ekziston asnjë normë dhe se është i gatshëm të ndërtojë karrierën e tij mbi shpifje, trillime makabre, apo valle edhe fjalime për të manipuluar me vdekjen e një njeriu".