E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Tellallët e Berishës, të paturpshëm

Akuzave të Partisë Demokratike i është kundërpërgjigjur dje publikisht deputeti socialist, Blendi Klosi. Në cilësinë e sekretarit organizativ, ai deklaroi se "për të kuptuar gjendjen e mjerueshme, në të cilën ndodhet Partia Demokratike, mjafton të vlerësosh zëdhënësit e saj më të rinj". Të cilët, sipas Klosit, janë transformuar në tellall të paturpshëm të liderit të tyre Sali Berisha, të cilët në deklarata të pakuptimta kërkojnë të shmangin vëmendjen. "Ajo çfarë e gjithë qytetaria sot po kërkon, është që Sali Berisha, jo vetëm të largohet nga drejtimi i qeverisë, por ai urgjentisht duhet të largohet edhe nga jeta politike e vendit", u shpreh Klosi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›