Durrës, "Prona e shkollës" vë në pranga tre ish-zyrtarë
Prangosen ish-zyrtarë të Komunës Gjepalaj në Durrës, në kërkim ish-kryekomunari. Pesë muaj më parë, antikrimi ekonomik i Durrësit nisi procedimin penal për një sipërfaqe toke të përfituar pa të drejtë nga ish-kryetari i komunës, Fatmir Elezi, ndërkaq një ditë më parë, bazuar mbi provat ligjore të grumbulluara, Gjykata e Rrethit Durrës ka përcaktuar vendime për masën e sigurimit personal "arrest në burg" për Elezin dhe tre ish-vartësit e tij. Përfitimi abuziv i tokës së shkollës është kthyer prej muajsh në një mollë sherri, që po mban peng dhe ndërtimin e shkollës së re nëntëvjeçare për fëmijët e kësaj komune. Gjatë ditës së djeshme, blutë e Durrësit organizuan operacionin "Prona e shkollës" për të ekzekutuar vendimet e gjykatës. U arrit të ndalohen tre nga katër personat e kërkuar dhe po punohet për kapjen e ish-kryekomunarit të Gjepalajt, i cili banon në Durrës.
Në pranga u vunë Lulëzim Voci, 55 vjeç, agronom në Komunën Gjepalaj edhe aktualisht, Bashkim Shahini, 56 vjeç, nga Hardhishta, ish-sekretar i komunës dhe Kurt Keçi, 56 vjeç, banues në Shijak dhe ish-teknik ndërtimi në këtë komunë në kohën e përfitimit. Hetimet disamujore kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore përfitimin e padrejtë të tokës nga 54-vjeçari Elezi, kur ky ishte në pushtet dhe në këtë veprim janë përfshirë dhe agronomi i komunës, ish-sekretari dhe ish-tekniku i ndërtimit. Të tre këta shtetas e kanë mbështetur kreun e komunës për të shtënë në dorë tokën publike, të cilën e ka shfrytëzuar për ngritjen e një dyqani materialesh ndërtimi. Hetimet e deritanishme hedhin dyshime të bazuara mbi përfitimin e një sipërfaqe prej 24 867 metra katrorë truall në afërsi të shkollës së fshatit Gjepalaj nga kryetari i Komunës Gjepalaj për mandatin 2000-2005. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se të katërt kanë falsifikuar një sërë dokumentesh për përfitimin e tokës, si vendimin e Këshillit të Komunës, si dhe të dhënat e formularëve të plotësuar, në të cilët nuk kanë pasqyruar realisht sipërfaqet e trojeve të objekteve shtetërore që do të kalonin në administrim të komunës. Nëpërmjet këtyre veprimeve, Fatmir Elezi është bërë pengesë edhe për ndërtimin e shkollës së re nëntëvjeçare të fshatit Gjepalaj, e cila është miratuar të ndërtohet në këtë truall. Antikrimi ekonomik ka marrë në cilësinë e provës materiale gjithë dokumentacionin që justifikon çështjen në fjalë dhe materialet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës e falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Gjatë këtyre muajve, shfrytëzuesi i tokës ka pasur përplasje të ndryshme me kryekomunarin aktual, si dhe Policinë e Shijakut, ndërsa është kërkuar lirimi i tokës së zaptuar, ku do të ndërtohet shkolla e re për fëmijët e fshatit Gjepalaj dhe fshatrave përreth. Vëllezërit Elezi e kanë kundërshtuar me forcë këtë dhe hetimet e mëtejshme kanë çuar në të tjera veprime të ndërmarra nga autoritetet lokale të akuzës dhe drejtësisë në Durrës.