Bumçi: Rama manipuloi ndihmat në Shkodër
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi akuzoi dje kryetarin e partisë Socialiste Edi Rama se ka manipuluar mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjetnë Shkodër. Në një konferencë shtypi, Aldo Bumçi tha se “Edvin Kristaq Rama që po manipulon në çdo orë dhe ditë fatkeqësinë natyrore në Shkodër nxorri dje lakuriq para shqiptarëve shpirtin e tij të zi dhe urrejtjen e trashëguar nga eterit e tij historik dhe biologjik për Shkodrën”.
Sipas Bumçit, Rama ka udhëzuar këshilltarët e tij në këshillin e bashkiak të Tiranës, të mos votojnë për ndihmën e emergjencës ndaj qytetit të Shkodrës dhe komunave të përmbytura në këtë zonë.
Deputeti Bumçi shtoi më tej se Bashkia Tiranë e drejtuar nga Rama, vendosi një arkë para Bashkisë për të mbledhur ndihma për banorët e Shkodrës, por në fakt ajo arkë po mbush xhepat e zyrtarëve të bashkisë dhe bashkëpunëtorëve të Ramës.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2010