E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Shpifjet dhe trillimet e PS-së, dështuan përballë arritjeve të qeverisë

Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Aldo Bumçi deklaroi dje se fushata e shpifjeve dhe e dështimeve e fobisë socialiste, rezultoi e pavlefshme me arritjet e dukshme dhe të prekshme të mazhorancës që qeveris prej 3 vitesh”. Ne falënderuam, Partinë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, por e falënderojmë edhe sot për mundësinë që na dha për të paraqitur edhe një herë para qytetarëve shqiptarë jo vetëm arritjet tona, por edhe kontrastin e madh që ekziston midis filozofisë sonë politike dhe asaj të opozitës të mbërthyer në komplekset e vjetra”, tha Bumçi. Deputeti demokrat, vuri në dukje se shqiptarët patën rastin të shohin në kuvend një opozitë të lodhur, të paaftë për të trajtuar qoftë edhe një çështje të rëndësishme për vendin dhe zgjedhësit e saj. “Deklaratat e Valentina Leskaj kanë edhe një dozë humori pasi ato ngjajnë me atë ekipin që pasi ka humbur thellë në fushën e lojës kërkon të përsëritet ndeshja”, tha më tej Bumçi....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›