E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Mocioni i opozitës, shpërblimi më i mirë për Kryeministrin Sali Berisha

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka qenë tërësisht indiferent ndaj mocionit për debat, të ndërmarrë ndaj Kryeministrit Sali Berisha, nga pjesa tjetër e opozitës. Madje sipas PS e meritonte këtë trajtim në Kuvend pas konsensusit që dha për ndryshimin e Kushtetutës në 21 prill. “Mendoj se fakti që Berisha i lutet opozitës për mocion mosbesimi është shpërblimi më i mirë që i jep asaj pjesë të opozitës, e cila e ndryshoi Kushtetutën siç donte Berisha, edhe për mocionin e mosbesimit. Dhe tani Berisha e di shumë mirë, që nuk duhen më 71 vota, për ta hequr atë nga Parlamenti, por duhen 2 herë nga 71 vota, gjë që e kuptoni që është teorikisht e pamundur”, deklaroi Meta. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›