E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Riorganizimi i së djathtës, larg interesave klanore dhe partiake

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, deklaroi në mbledhjen e Asamblesë Rajonale të Partisë Republikane Qarku Dibër, se e djathta në tërësi duhet të gjykojë si do të organizojë vetveten. “Mendoj se ka ardhur koha që e djathta duhet patjetër të gjykojë në radhë të parë si do të organizojë vetveten. E kemi provuar që vetëm duke qenë të bashkuar në radhë të parë me njëri-tjetrin dhe pastaj me qytetarët në ide dhe principe të qarta në rrugën drejt së ardhmes. Në qoftë se do të ndahemi brenda vetes, në qoftë se do të shikojmë interesat klanore dhe interesat partiake dhe të veçuara të së djathtës, ne asnjëherë nuk kemi për të ndërtuar të ardhmen as për veten tonë dhe as për qytetarët tanë”, tha Mediu. Më tej, Mediu u kërkoi përfaqësuesve të PR-së që të ngrenë shtabet elektorale, të bëjnë evidentimin e plotë të anëtarëve në qytete dhe komuna dhe propozimet përkatëse për tu prezantuar me kandidatura të cilat gëzojnë mbështetjen e grupeve të interesit. Gjithashtu, Mediu tha se “Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët janë pjesë e një të ardhmeje premtuese, me projekte të realizuara dhe reforma të suksesshme ku Partia Republikane dhe vizioni i saj është padyshim pjesë e kësaj të ardhme, për të realizuar ëndrrën shqiptare të anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE”. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›