Buxheti 2009, çdo shqiptar 2 mln lekë të vjetra borxh
Nga Genci Kondi
Në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, është prezantuar dje “trashëgimia” financiare që i lë vendit qeveria ‘Berisha’. Nga shifrat e paraqitura nga Bode mbi supet e çdo shqiptari, rëndon një borxh prej afro 185 mijë lekësh të reja.
TIRANE- Ka paraqitur dje në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, ministri i Financave, Ridvan Bode, Projektbuxhetin 2009, pasi ky dokument-bazë ka marrë më parë OK e qeverisë, në mbledhjen e mëparshme të Këshillit të Ministrave. Nga shifrat e paraqitura prej tij, del se aktualisht, mbi supet e çdo shqiptari, fëmijë apo plak, rëndon një borxh prej afro 185 mijë lekësh të reja. Në fund të vitit 2008, stoku i borxhit të jashtëm parashikohet të arrijë në 197.3 miliardë lekë të reja, i ndarë në borxh të jashtëm shtetëror me 160.5 miliardë lekë, borxh të jashtëm të garantuar me 33 miliardë lekë dhe borxh të riskeduluar me 3.8 miliardë lekë. Ndërkohë, stoku i borxhit të brendshëm parashikohet të arrijë në 388.8 miliardë lekë, ku 63 për qind e përfaqësojnë bonot e Thesarit dhe 37 për qind obligacionet.
Sipas statistikave zyrtare, të cilat nuk marrim përsipër t’i analizojmë, këtë vit në Shqipëri numërohen 3.173.825 banorë. Në këtë mënyrë, me aritmetikë të thjeshtë, i bie që çdo qytetar apo fshatar i vendit të ketë një detyrim prej 184.655 lekësh të reja, duke qenë se në total, shteti shqiptar ka detyrime në masën 586 miliardë e 62 milionë lekë të reja. Por, sipas shifrave të Bodes, vitin e ardhshëm ky borxh do të rritet në masën 10 për qind. Shtesa e stokut të borxhit në total, deri në fund të vitit 2009 parashikohet të arrijë edhe 59.8 miliardë lekë të tjera, u tha ai deputetëve. Duke kaluar në shifrën marramendëse prej 5 miliardë e 251 milionë eurosh. Kjo shifër peshon në masën mbi 2 milionë lekë të vjetra për shqiptar.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)