E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/Koço Kokëdhima shkeli ligjin për mediat, fitoi para publike nga Bashkia e Edi Ramës

13-06-2013 / Gazeta 55

Çështjet e konfliktit të interesit  të eksponentë të Partisë Socialiste me ligjin e prokurimeve publike janë të njohura. Nuk është vetëm rasti i ish-deputetit Ilir Beqja, i cili humbi mandatit nga Gjykata Kushtetuese sepse si pronar i një kompanie kompjuterësh kish fituar tenderë publikë në Bashkinë Durrës çka ishte në konflikt me ligjin themeltar të Shtetit, apo rasti i deputetit Fidel Ylli që rrezikoi të humbte mandatin kushtetues sepse kish shkelur nenin 70 të Kushtetutës, pasi në dhjetor të 2009-ës, kur ai kishte disa muaj që ishte shpallur deputet, kishte në pronësi një radio.  Së fundmi po del në pah edhe fakti që kandidati i PS për deputet në qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima mund të këtë shkelur me dy këmbë ligjin për mediat të 2006, pasi ka fituar tenderë publikë nga Bashkia Tiranë gjatë qeverisjes së Edi Ramës së kryeqytetit. Sipas këtij ligji, asnjë pronar i ndonjë media elektronike nuk mund të marrë pjesë në tenderë. Në fakt, kohët e fundit ka një shkrim se tenderat që ka përfituar Koço nga Edi Rama janë në dhunim të ligjit të mediave. Koço Kokëdhima ka pasur në pronasi  televizionin “A1” deri në 2011 dhe një radio lokale, “+2”, dhe tentoi të divorcohej nga gruaja për të vijuar të merrte tenderë prej Edi Ramës, ahere kryebashkiak, por pastaj duket se nuk i besoi as gruas se tij dhe nuk ia dha mediat asaj, por vijoi duke pasur edhe mediat edhe tenderët nga Edi Rama në shkelje flagrante të ligjit për mediat të 2006 që nuk lejon  asnjë pronar media elektronike të marrë pjesë në tenderë. Siç dihet Koco Kokëdhima ka përfituar gati 20 milionë dollarë tendera nga Edi Rama për punë të bëra shkel e shko, tavanë shkollash që kanë plagosur nxënësit dhe rrugë që bashkia po i shtron nga e para. Mbetet për të parë nëse prokurori do e ngrejë edhe këtë si çështje penale për Koço Kokëdhimën dhe Edi Ramën që kanë shkelur ligjin? Në fakt, Koço Kokëdhima nuk është akoma deputet si Fidel Ylli apo Ilir Beqja, por si duket ligjin e ka shkelur njëlloj duke konfirmuar një alergji ndaj respektimit të ligjit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›