Bumçi: Tirana, Rama po djeg investimet
Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Edi Rama, kanë qenë edhe dje në qendër të sulmeve të PD-së. Deputeti dhe zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, gjatë një deklarate për shtyp deklaroi se bashkia ka zvarritur për gati dy vjet investimet në kryeqytet. Sipas Bumçit, kryetari i bashkisë, Rama, po djeg fondet për të pastrehët dhe për kategoritë e tjera të cilat duhet të ishin investuar. Bumçi tha se Bashkia e Tiranës me një personel 2 herë më të madh se Ministria e Punëve Publike, por me një buxhet investimesh 23 herë më të vogël, arrin të kryejë vetëm 57% të investimeve përkundrejt 99% të realizuara nga Ministria e Punëve Publike.