Veliaj: Kartat, rimbursim gjithë shqiptarëve
Kreu i G99-ës, Erion Veliaj, deklaroi dje në Vlorë se një ndër vendimet e para që do të marrë qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve, do të jetë rimbursimi i plotë i kartave të identitetit për të gjithë shqiptarët, qoftë për ata që kanë paguar 12 mijë lekë, qoftë për ata që do të aplikojnë me tarifën e re prej 2 mijë lekësh. "VKM e parë që do të lëshojë qeveria e re pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të vendosë që të bëhet rimbursimi i plotë i të gjithë atyre që deri tani kanë mbajtur barrën e taksës së votës, tha Veliaj, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të qenë të ndershëm me të gjithë qytetarët".