E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do ndërtojmë flotë për peshkimin

Lideri i LSI-së, Ilir Meta, premtoi dje gjatë një takimi me peshkatarë në Portin e Durrësit, ndërtimin e një flote të re peshkimi, si dhe ndërtimin e një tregu ku do të peshkohen produktet e detit. "Do të ndërtojmë një flotë të re peshkimi, që të jetë shumë agresive për të rritur kapacitetet e peshkimit, për të shfrytëzuar këto resurse të jashtëzakonshme, që i ka dhuruar natyra vendit tonë", tha Meta. Meta garantoi peshkatarët për mbështetjen e LSI-së për zgjidhjen e këtyre problemeve menjëherë pas fitores së LSI-së më 28 qershor. Kreu i LSI-së tha se "në këtë pjesë të Portit të Durrësit, situata është tepër e rëndë, dhe nuk krijon mundësi për një infrastrukturë që të ndihmojë peshkarexhën".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›