E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Shërbim shëndetësor në të gjithë vendin

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, prezantoi dje pjesë të programit qeverisës të PS-së në fshatin Gorishovë të Fierit. Gjatë takimit me banorët në këtë fshat, Ruçi është ndalur në premtimet e pambajtura të kësaj mazhorance, siç është edhe aksi rrugor, që do t‘u mundësonte këtyre banorëve nxjerrjen e prodhimeve në treg. "Mbi 40% e territorit të vendit, ku jo vetëm mjeku që nuk ekziston, por as emri i infermieres. Në 4 vitet e ardhshme, Shqipëria do të mbulohet me shërbimin shëndetësor, me mjekun dhe infermierin, si dhe çdo komunë me qendër urgjence", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›