PR: Në 4 vjet treguam se i mbajmë premtimet
28/04/2009 Turi republikan
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar votën e qytetarëve të Elbasanit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Gjatë një takimi elektoral Mediu ka siguruar se vota për PR-në do të përfaqësohet denjësisht dhe qytetarët do të kenë zërin e tyre në Kuvend. Ai theksoi se forca politike që drejton ka meritat e saj në gjithë rrugën demokratike që ka bërë Shqipëria. Mediu analizoi sukseset e arritura nga koalicioni i djathtë gjatë kësaj legjislature, pjesë e të cilit është dhe Partia Republikane. Ai u shpreh i bindur se pas anëtarësimit në NATO koalicioni i djathtë me një mandat të dytë të shqiptarëve në zgjedhjet e qershorit do të vazhdojë punën e tij me të tjera reforma të suksesshme në vijim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në investime të tjera në infrastrukturë dhe me finalizimin e të gjitha këtyre me anëtarësimin në BE. “Ne treguam se dimë ti mbajmë premtimet tona, se bëmë shumë në këta katër vjet mazhorancë, se u besuam reformave dhe i ndërmorëm ato me aprovimin dhe punën e palodhshme të të gjithë administratës publike, të gjithë atyre që na besuan dhe na shoqëruam në këtë rrugë të suksesshme”, - tha Mediu. Sipas tij, gjatë katër vjetve të djathtët u bashkuan për të ndryshuar Shqipërinë, sepse besonin në fuqinë dhe energjitë e tyre. Kryerepublikani tha se PR-ja ka qenë përherë dhe do të vazhdojë të jetë përfaqësuese e ish-pronarëve.