Edi Rama u premton fshatarëve korrupsion
28/04/2009 Reagimi i demokratëve
Partia Demokratike vlerëson si një trillim dhe mashtrim të pastër premtimin e bërë nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për heqjen e akcizës e naftës për fermerët shqiptarë. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, ka deklaruar ditën e djeshme se skema e propozuar nga drejtuesi i PS-së për heqjen e akcizës së naftës nuk është gjë tjetër veçse një skemë tërësisht dhe e mirëfilltë korruptive. “Një fjalë e urtë e popullit thotë: ‘Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron’. Me sa duket, kjo ndodh edhe me Edi Ramën. Këto kohë ai po u deklaron fermerëve se do të heqë akcizën e naftës, çka do të thotë «bëhuni gati, se do mbush xhepat me naftën tuaj»”, - ka deklaruar zëdhënësja demokrate. Mëhilli ka hedhur poshtë në këtë mënyrë qëndrimin e PS-së, sipas të cilit në kohën kur ajo të vijë në pushtet do të ndërmarrë reforma thelbësore dhe do të heqë akcizën për të ndihmuar fermerët vendas. Në reagimin e saj Mëhilli është shprehur se skema e heqjes së akcizës ishte një nga skemat më të korruptuara me të cilën qeveritarë dhe zyrtarë mbushën xhepat e tyre, ndërsa fermerët vetëm naftë, që nuk e panë me sy. “Rama u premton fshatarëve korrupsion dhe vetëm korrupsion. Pas “sovranitetit ushqimor” të nxjerrë nga traktet marksiste-leniniste të antiglobalëve, tani kthehet te skema e vjedhjes së naftës nëpërmjet heqjes së akcizës”, - tha ajo. Zëdhënësja e PD-së tha se kreu i PS-së edhe fshatin e shikon me të njëjtin sy që shikon Bashkinë e Tiranës, por duhet ta dijë se fshatarët shqiptarë kanë një kod tjetër moral.