Çekia kërkon mbylljen e procesit deri më 1 korrik
28/04/2009 Këshilltari për zgjerimin në presidencën çeke, Erhard Busek, për heqjen e vizave
Heqja e vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe për shqiptarë, mund të ndodhë edhe më shpejt se ç’mendohet. Republika e Çekisë, e cila mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, kërkon që heqja e vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhet para përfundimit të mandatit të saj të drejtimit të BE-së, pra para 1 korrikut të këtij viti. Mësohet se këshilltari për zgjerimin në presidencën çeke Erhard Busek ka deklaruar se heqja e regjimit të vizave deri në fund të këtij viti është reale. Por ai ka theksuar se presidenca çeke do të këmbëngulë dhe do të bëjë gjithçka që mundet që ky regjim të hiqet në fund të këtij 6-mujori. Busek ka nënvizuar se presidenca çeke po ushtron presion ndaj 27 vendeve anëtare të bllokut të Bashkimit Europian për heqjen e vizave edhe ndaj vendeve të Ballkanit që të përmbushin kushtet e kërkuara. “Aktualisht duket se deri në fund të 2009-s regjimi i vizave do të hiqet, por presidenca çeke do të ushtrojë presion e do të bëjë gjithçka që kjo të ndodhë në korrik”, - ka deklaruar Busek për mediet serbe. Ky qëndrim vjen pas një sërë iniciativash dhe kërkesash për eliminimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pak ditë më parë 8 vende të BE-së në një letër dërguar Komisionit Europian kërkuan heqjen urgjente të vizave me të gjitha vendet e Ballkanit. Një kërkesë e tillë është përkrahur disa herë edhe nga komisioneri për zgjerim në KE Olli Rehn. Ndërkohë më datën 6 të këtij muaji ministri i Jashtëm i Italisë Franko Fratini gjatë samitit BE-SHBA, mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë, ka paraqitur një plan prej tetë pikash, i cili ka për qëllim përshpejtimin e integrimit të euroatlantik të këtyre vendeve, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Përmes këtij plani Italia kërkoi me ngulm vazhdimin dhe konkretizimin e procesit të integrimin e vendeve të Ballkanit në familjen europiane. Plani, i cili iu prezantua kolegëve europianë dhe amerikanë, synon të kapërcejë “procedimin e ngadaltë të procesit”. Pra, kërkohet që integrimit të vendeve të Ballkanit t’i jepet një shtysë e vërtetë. Një ndër pikat e këtij plani përfshin heqjen e vizave për qytetarët e shteteve të Ballkanit; thënë ndryshme, zbatimi i procesit të liberalizimit të vizave, që duhet të hyjë në fuqi shumë shpejt. Në pikën e fundit të planit të paraqitur nga ministri i Jashtëm italian Franko Fratini u kërkua mbajtja e një samiti mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit në nivel kryetar shtetesh dhe qeverish brenda mesit të vitit 2010. Plani prej tetë pikash i prezantuar nga kreu i diplomacisë së Republikës së Italisë, parashikon afate precize për etapa të ndryshme. Ministri Fratini nënvizoi gjatë atij samiti se ambicia e vendit të tij është që plani të shndërrohet në një linjë politike të Bashkimit Europian, me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt, nuk ishte e rastësishme që propozimi është bërë publik gjatë një takimi me sekretaren amerikane të Shtetit Hilari Klinton. Mësohet se kryediplomati italian ka thënë se propozimi i tij lidhur me heqjen e vizave me vendet e Ballkanit gjeti mbështetje të plotë. “Ne propozuam që kjo të ndodhë sa më shpejt”, - tha atë ditë ministri italian i Jashtëm Franko Fratini.
Vizat
Për këshilltarin e zgjerimit në presidencën çeke Erhard Busek heqja e regjimit të vizave deri në fund të këtij viti është reale. Por ai thekson se presidenca çeke do të këmbëngulë e do të bëjë gjithçka që mundet që ky regjim të hiqet në fund të këtij 6-mujori. Sipas tij, presidenca çeke e BE-së po ushtron presion ndaj 27 vendeve anëtare të bllokut të Bashkimit Europian për heqjen e vizave edhe ndaj vendeve të Ballkanit, që të përmbushin kushtet e kërkuara.
BE
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian kanë mbështetur eliminimin e regjimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Një kërkesë e tillë është përkrahur disa herë edhe nga komisioneri për zgjerim në KE Olli Rehn. Më datën 6 prill ministri i Jashtëm italian Franko Fratini, gjatë samitit BE-SHBA, mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë, ka paraqitur një plan prej tetë pikash, i cili ka për qëllim përshpejtimin e integrimit të euroatlantik të këtyre vendeve. Synon kapërcimin e procedimin e ngadaltë të procesit.