E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bumçi dha vlerësim zyrtar për VKM 138”

 

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur dje lidhur me përgjigjen e Aldo Bumçit në krye të ministrisë së Drejtësisë për dhënien e mendimit për demontimin e armëve. "Në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes zoti Mediu ka pasur korrespondencë zyrtare me zoti Bumçi si Ministër Drejtësie në përmbushje të detyrave të tyre funksionale ku zoti Bumçi ka dhënë vlerësimin zyrtar për VKM 138 e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, material i cili i është bashkëlidhur dosjes dërguar në Kryeministri", theksoi Mediu. Lidhur me përfshirjen e Alibeajt ai tha se "Shkëmbimi i opinioneve të zoti Alibeaj me këshilltarin juridik të Ministrit të Mbrojtjes është zhvilluar si një akt normal konsulencë juridike për të realizuar një proces të plotë ligjor, transparent dhe një vendim të Këshillit të Ministrave për trajtimin e të gjithë tematikës së municionit dhe mjeteve të tepërta në Forcat e Armatosura".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›