FIB hedh në treg ofertën e re
Banka e parë e investimeve ka hedhur në treg ofertën e saj më të re. Klientët e kësaj banke mund të blejnë kudo me kartën e tyre, mund të paguajnë brenda 45 ditëve pa asnjë komision apo interes e, madje, edhe me këste nëse nuk mund ta paguajnë të gjithë shumën menjëherë. Këto janë tre hapa të thjeshtë që ju mundësohen nga "revolving card", e cila tashmë ofrohet nga First Investment Bank. Këtë kartë klientët e kësaj banke mund ta përdorin jo vetëm për të blerë mallra, por edhe nëse iu duhet të bëjnë pagesën e shkollës, të blejnë biletat e avionit, në restorante ose hotele, etj. Karta e Kreditit është zgjidhja e duhur jo vetëm për ata individë me të ardhura të mira, por edhe për ata që nuk kanë të ardhura shumë të mira, apo për bizneset që preferojnë t'i kryejnë transaksionet e tyre në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Karta e Kreditit tanimë përdoret gjerësisht në të gjithë botën dhe për shumë korporata është bërë mjeti më i zakonshëm i pagesës.