E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Gërdeci, Berisha të dorëhiqet

 

Partia socialiste i kërkoi kryeministrit Berisha të japë dorëheqjen pasi gënjeu shqiptarët për tragjedinë e Gërdecit. Kryetari i komisionit Juridik në Asamblenë Kombëtare Ylli Manjani tha dje se "tragjedia jo natyrore e Gërdecit vazhdon të na servirë prova të pakontestueshme për përfshirjen e Sali Berishës në aferën e trafikut dhe të korrupsionit. Kjo është arsyeja që Sali Berisha ka marrë peng shtetin për të mos lejuar drejtësinë të hetojë mbi aferat e familjes së tij". Sipas tij, ministri i drejtësisë pranoi vetë se është autori i ligjeve të tragjedisë së Gërdecit. "Ky zotëri pa pikë zori, na rrëfeu se paska bërë detyrën e tij për të legjitimuar veprimtarinë kriminale të Gërdecit. Them pa pikë zori sepse zotëria i tij sot është ministri i drejtësisë së Republikës sonë!!! Është ministri që shqiptarët e paguajnë me taksat e tyre për t'u mbrojtur nga krimi. Kurse ministri ynë na i paska shërbyer krimit duke i shkruajtur atij ligjet që legalizojnë veprimtarinë e krimit", tha Manjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›