Rama-Berisha, fuqia e së keqes
Kryetari i "PS '91", i ftuar në Konventën e LSI tha se "koalicioni Rama-Berisha është më regresivi, që ka njohur vendi". "Berisha ka tenderët e qeverisë, Rama ka tenderët e bashkisë, Berisha i vë gjoba "Top Channel"-it dhe "Neës 24", Rama i vë gjobë Ilir Kokonës dhe mendimit pa lejen e kryetarit të partisë, Berisha ka Policinë e Shtetit, Rama ka Policinë e Bashkisë. Berisha është edhe kryeministër edhe kryetatimor. Rama është edhe kryetar partie, edhe Drejtor i Përgjithshëm i Medias", tha Koçi. Sipas tij, koalicioni 26 i majit Rama-Berisha po na kthen 12 vjet mbrapa, në vitin 1996, ndërsa me kodin e ri zgjedhor ata kërkojnë të emërojnë parlamentin e ardhshëm.