Ulet denimi per Qerimajn

Një luftëtar në pedanë, por edhe në jetën e përditshme. Kishte premtuar betejë për të gjetur drejtësi dhe në fund regjistroi një tjetër fitore morale, përsa i takon pezullimit nga peshëngritja. Pas uljes fillestare të dënimit nga 4 në dy vjet, tashmë pezullimi i Erkand Qerimajt shkon në 15 muaj. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Pasi shqyrtoi faktet, ku pasqyrohej mosinformimi për faktin se suplementi sportiv kategorizohej si substancë e ndaluar u vendos një tjetër falje për 23-vjeçarin.
Për Apelimin në KAS, Qerimaj shpenzoi 20 mijë euro, nga xhepi i tij, por edhe nga disa sponsorizime. Megjithatë, ai nënvijëzon se asnjëherë nuk ka përdorur doping dhe premton se do të kthehet më i fort, që prej Botërorit të ardhshëm, e më ;pas në Europianin e vitit 2014 në Shqipëri.
Besim se Qerimaj do të kthehet sërish si pretendent ka edhe trajneri i tij, Zef Kovaçi.
Prej penalizimit, Erkand Qerimaj humbi Lojërat Olimpike në Londër 2012, ku ishte në krye të listës së peshëngritësve pjesëmarrës dhe një prej shpresave të Shqipërisë për medalje olimpike.