E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristal Palas behet sexy

Në kohë të vështira të gjithë duhet të përshtaten. Dhe pikërisht në periudhën e reklamave për fushatat e abonimeve për sezonin e ri, klubet e futbollit mendojnë zgjidhje nga më të ndryshmet për të bindur tifozët që të jenë në stadium.
Shitja e abonimeve vjetore nuk është e thjeshtë dhe arsyet janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga kriza ekonomike, te çmimi i lart i biletave, për të vazhduar me merkaton e kryer apo edhe me fazat e ndryshme që përjetojnë klubet.
Duke ia besuar reklamën futbollistëve kryesor të skuadrës, rrezikohet që klubet të pësojnë “kundërsulme”, ashtu si i ndodhi Milanit, që po humbet yjet kryesorë. Për këtë arsye, Kristal Palas ka zgjedhur t’ia besojë spotin publicitar për sezonin 2012-2013 një grupi nxitësesh tifozësh.
Në total janë 13 “cheerleaders” në bikini, që këndojnë me në sfond hitin e mirënjohur “Call Me Maybe”.
Vajzat tregojnë numrin e “call center”-it për prenotimin e abonimeve apo blerjen e biletave të menaxhuar nga vetë klubi. E sigurt është që nxitëset e tifozëve do të jenë në stadium… e duke i parë me vëmendje, përfaqësojnë një arsye të mirë që tifozët e Kristal Palas të ndjekin nga afër skuadrën e zemrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›