Bumçi në garën për kreun e PD, Tiranë
Nga Armand Maho
Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD, Aldo Bumçi, ka hyrë në garën për kreun e kësaj partie për Tiranën. I njohur dhe si zëdhënës i kryeministrit dhe i kryetarit të PD, duket se Bumçi do ketë shansin për t’u zgjedhur dhe si kryetar, për shkak të mbështetjes që i jep kryeministri njerëzve të tillë. Në garë për kreun e PD së Tiranës janë dhe Besnik Mustafaj, Gjergj Bojaxhi, Edi Paloka dhe Lajla Përnaska.