E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i konsideron shoqatat jofitimprurëse si biznes i madh

Nga Tema

Letër e hapur

Drejtuar: Z. Sali Berisha

Kryeministër i Shqipërisë

Datë: 12 janar 2009

I nderuar z. kryeministër,

Me anë të kësaj letre duam të sjellim në vëmendjen tuaj shqetësimin e sektorit jofitimprurës, lidhur me një seri ndryshimesh në kuadrin ligjor tatimor dhe praktikën e zbatimit të tij që po ndikojnë seriozisht në mbarëvajtjen e punës së sektorit të shoqërisë civile në vend.

Kuadri ligjor tatimor, që, ndër të tjera rregullon edhe veprimtaritë e organizatave jofitimprurëse (OJF) në Shqipëri, ka pësuar gjatë vitit që kaloi një seri ndryshimesh, të cilat konsistojnë në Ligjin Nr. 9856, Dt. 26.12.2007 “Për disa ndryshime në Ligjin 7928”, Dt. 27.04.1995, “Për TVSH”, Udhëzimit Nr. 17, Dt, 13.05.2008 “Për TVSH dhe Ligji Nr. 10003, dt. 06.10.2008 “Për disa shtresa e ndryshime në ligjin Nr. 7928, Dt. 27.4.95, për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, të ndryshuar.

Këto ndryshime kanë vendosur një shenjë të qartë barazie ndërmjet sektorit jofitimprurës të shoqërisë civile në Shqipëri dhe sektorit të biznesit, duke e kualifikuar në mënyrë tërësisht të padrejtë sektorin tonë si biznes i madh, për sa i përket trajtimit tatimor. Ne këtë e shohim si një shenjë të mungesës së konsideratës ndaj misionit dhe rolit që shoqëria civile luan në Shqipëri, të cilin ju dhe qeveria që ju drejtoni e keni konsideruar si tepër të rëndësishëm në zhvillimet demokratike në vend, e shprehur kjo edhe nëpërmjet krijimit të Fondit të Shoqërisë Civile.

Përveç kuadrit ligjor, ajo që ka sjellë një shqetësim akoma edhe më të madh, jo vetëm në sektorin jofitimprurës, por edhe komunitetin e donatorëve në Shqipëri, është praktika e zbatimit të tij. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë më datë 22.07.2008, një qarkore me Nr. Prot. 9355, për të gjithë nëpunësit tatimorë, ku bën interpretimin e kuadrit ligjor tatimor që rregullon aktivitetin e sektorit jofitimprurës. Qarkorja krijon bindjen se grantet dhe sponsorizimet për OJF do të tatohen në masën 20%, gjë e cila është e pabazë dhe cenon qenësisht ekzistencën e të gjithë sektorit të shoqërisë civile në vend. Kjo dëshmohet edhe nga disa supervizime të kohëve të fundit të kryera nga ana e përfaqësuesve tatimorë në sektor.

Është tepër shqetësues fakti se të gjitha këto ndryshime të thella ligjore janë kryer pa asnjë njoftim paraprak apo konsultim me sektorin, në kundërshtime me frymën e transparencës dhe gjithëpërfshirës. Bazuar edhe në standardet ndërkombëtare dhe të pjesës më të madhe të vendeve të BE, sektori jofitimprurës i shoqërisë civile, nuk duhet ti nënshtrohet aplikimit të TVSH, për shkak të misionit dhe të rolit që ai luan një shoqëri demokratike.

Duke marrë për bazë shqetësimet e shprehura më sipër, ne si sektor i jemi drejtuar me një letër edhe z. Ridvan Bode, ministër i Financave, më 7 nëntor 2008, ku kemi kërkuar një takim të hapur, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Ju drejtohemi me dëshirën për të gjetur dhe kërkuar mirëkuptimin tuaj në hapjen e dialogut për ngritjen dhe argumentimin e shqetësimeve tona si dhe për diskutimin e zgjidhjeve për adresimin e këtyre shqetësimeve kaq të rëndësishme për ekzistencën e sektorit të shoqërisë civile në Shqipëri.

Ne mendojmë se do të ishte pozitive dhe do të kishte impakt të matshëm organizimi i një takimi të një grupi përfaqësues të sektorit jofitimprurës në Shqipëri me Kryeministrin e Shqipërisë. Mbetemi në pritje të përgjigjes suaj.

Sinqerisht,

Letra është nënshkruar nga këto organizata:

Altin Hazizaj, CRCA/DCI Shqipëri

Auron Pashaj, Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi

Aurela Anastasi, Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare

Andi Tepelena, ART Kontakt Center

Afërdita Prroni, Qendra “Të drejtat e Njeriut në Demokraci”

Arjana Semimi, Qendra për Studime dhe Trajnime Juridike

Afërdita Seiti, Shoqata “Ndihmoni Fëmijët”

Andrea Rafaeli, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Kulturës për fëmijët, Kuçovë

Ditmir Bushati, Lëvizja Evropiane në Shqipëri

Dritan Shutina, Co-PLAN

Eglantina Gjermeni, Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim

Elsa Ballauri, Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

Edlira Haxhiymeri, Strehëza për Gratë dhe Vajzat

Eralda Methasani, Qendra “Fëmijët Sot”

Elona Gjebrea, Qendra për popullsinë dhe Zhvillimin

Elsa Rafaeli, Gratë e Kuçovës në Fokusin e Zhvillimit

Enkelejda Lopari, Koalicioni “Të gjithë së bashku kundër trafikimit të fëmijëve”

Flutura Xhabija, Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste të Shqipërisë

Genci Muçollari, Aksion Plus

Iris Luarasi, Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat

Juliana Hoxha, Partnerët – Shqipëri, Qendra për ndryshim dhe Manaxhim Konflikti

Kozara Kati, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

Llukan Tako, Lëvizja MJAFT!

Lida Leskaj, Shërbimi Social Ndërkombëtar

Mihallaq Qirjo, Qendra Rajonale e Mjedisit

Mirela Muça, Qendra Kombëtarë për Studime Sociale

Mesut Kurti, Shoqata e Futbollit “Naftëtari”, Kuçovë

Merita Mansaku-Meksi, Qendra Mjedisore “EDIN”

Nazmi Koka, Shoqata MEDPAK

Plejada Gugashi, Olof Palme International Center

Rasim Gjoka, Fondacioni për zgjidhjen e Konflikteve dhe Mosmarrëveshjeve

Skënder Veliu, Shoqata e Romëve “Amaro Drom”

Vasilika Hysi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Vera lesko, Qendra “Vatra”

Xhemal Mato, Grupimi Ekolëvizja

Gent Ibrahimi, IPLS

Pandeli Theodhori, FSHSHC

Liljana Dingu, NÇS

Thomas Vasseur, TDH

Migen Elmazaj, TLAS

Donika Godaj, YËCA

Ereanndra Taipllari, CSDC, Korçë

Zenepe Dibra, Dimension Human, Shkodër

Donika Selimi, Gruaja Intelektuale Shkodrane

Pavlo Jakoja, Shoqata Moraca-Rozafa, Shkodër

Ilir Remberi, ARZH, Tiranë

Dalina Jashari, FPGSH, Tiranë

Monika Kocaqi, Refleksione

Adriatik Biçaku, “Alternativa”

Belioza Çoku “CFDA”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›