Bumci “shpartallon” konkurrentet fasade, Bojaxhi e Pernaska
Konferenca e PD-së voton për preferencën e Berishës. Shmanget konkurrenca e lirë, shkelet Statuti i partisë
Deputeti i Lezhës, Aldo Bumçi, është zgjedhur dje kryetari i degës së PD-së së Tiranës. Megjithëse procesi i votimit ka zgjatur disa orë, delegatët e përzgjedhur në minutën e fundit kanë votuar për kandidatin e preferuar të kryetarit të PD-së Sali Berisha. Kandidatura e Bumçit ishte paracaktuar fituese kohë më parë, pasi kreu i PD-së, Berisha, u shpreh publikisht në mbështetje të tij duke shkelur Statutin e PD-së. Bumçi la pas dy kandidatët e tjerë në këtë garë, Gjergj Bojaxhi dhe Lajla Pernaska. Ndërsa kandidati Besnik Mustafaj deklaroi dy ditë më parë tërheqjen nga gara për shkak të shkeljes së Statutit në organizimin e konferencës së degës së PD-së së Tiranës.
Statuti
Procesi i zgjedhjeve për kreun e PD-së së Tiranës është organizuar në shkelje të hapur me Statutin e PD-së. Delegatët e konferencës janë përzgjedhur në mënyrë jotransparente, ndërsa konferenca e degës është lajmëruar një ditë para zhvillimit të saj. Kandidatët nuk patën kohë të bënin fushatë, pasi nuk ishin në dijeni të datës kur do të zhvilloheshin zgjedhjet. Datën e zgjedhjeve dhe përzgjedhjen e tre kandidaturave e ka realizuar kryesia e vogël, dhe jo Kryesia qendrore. Zhvillimi i kësaj konference shënon një rast të paprecedentë zgjedhjesh në PD. Nga ana tjetër, kryetari i degës ishte paracaktuar prej kohësh. Në një emision televiziv kryetari i PD-së, Berisha, u shpreh hapur në mbështetje të Aldo Bumçit, duke shkelur një nga pikat e Statutit të PD-së, sipas të cilit kryetari nuk e bën publike preferencën e tij.
Konferenca
Konferenca e degës së Tiranës nisi dje në mesditë dhe ka përfunduar në orën e vona të mbrëmjes së djeshme. Konferenca u përshëndet nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndërsa kandidatët Bumçi, Bojaxhi e Pernaska përshëndetët të pranishmit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e degës së PD-së në Tiranë deklaroi se qendra e djathtë shqiptare është lokomotiva e vërtetë e reformave, integrimit, prosperitetit dhe demokracisë. Ai shprehu bindjen se fitorja e 28 qershorit do të jetë e ngjashme me atë të vitit 1992. Në hapje të punimeve të konferencës së PD-së për degën e Tiranës Berisha u shpreh se "me votën e saj 4 vite më parë Tirana firmosi realizimin e projekteve të mëdha të qytetarëve të saj dhe të mbarë kombit". “Tashmë Tirana është kryeqyteti i një vendi anëtar të NATO-s, kryeqyteti i vendit që ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe brenda një viti do të marrë të drejtën të lëvizë në mbarë Europën pa viza”, - tha kryeministri Berisha. Ai i bëri thirrje Edi Ramës t’ia japë të drejtën qeverisë të ndërtojë Unazën e Madhe në Tiranë, pasi qeveria, sipas tij, mund ta ndërtojë këtë rrugë brenda një viti. “Qeveria është e vendosur t’i japë kryeqytetit infrastrukturën më moderne. Kryetari e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, të dorëzojë projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, të cilën kjo maxhorancë është e gatshme ta përfundojë brenda një viti. Ne do të zgjidhim në një kohë rekord problemet e trafikut të këtij qyteti dhe jemi të vendosur të nxisim biznesin dhe zhvillimin e tij në kryeqytetin e vendit. Kemi projekte për një seri parqesh industriale, që janë planifikuar në zonat përreth Tiranës, ku do të punësohen shumë qytetarë”, - vijoi më tej kryeministri Berisha. Ai tha se me këtë konferencë PD-ja nis startin e fuqishëm të fitores së ardhshme. “Nga kjo konferencë ne zotohemi se do ta bëjmë Tiranën në çdo qelizë të saj blu dhe fitimtare. Sot ne zotohemi se fitoren e 2005-s, do ta zgjerojmë në një masë të paimagjinueshme dhe se Tirana e 28 qershorit, përsa i përket votës, do të jetë Tirana e vitit '92”, - tha në përfundim të fjalës së tij kryeministri Berisha.
Aldo Bumçi: “Duhet të krijojmë hapësirë publike për debat në degën e Tiranës”
Kandidati për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike, Tiranë, Aldo Bumçi, tha gjatë punimeve të konferencës se PD-ja e kryeqytetit do të jetë e hapur për të gjitha grupet e interesit. Duke shpalosur platformën e tij Bumçi tha se “PD-ja duhet të theksojë identitetin e saj politik, duke përfshirë në këtë proces çdo anëtar të thjeshtë”. Ai vuri në dukje drejtimet për organizimin e degës së PD-së në kryeqytet, përmes nxitjes së debatit politik. “Ne na duhet të krijojmë hapësirë publike për debat në degën e Tiranës, i cili të përfshijë çdo seksion të saj për t'i ripërtëritur politikisht strukturat tona. Dega e PD-së së Tiranës duhet të jetë e hapur për të gjitha grupet e interesit. Ajo, sidomos, duhet të lidhet me botën universitare, duke luftuar për nxitjen e liberalizmit politik, duke i ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e vizionit politik”, - tha Bumçi.
Lajla Pernaska: “T’i japim Tiranës modelin e qeverisës nga PD-ja”
Kandidatja për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës, Lajla Pernaska, u shpreh në punimet e konferencës së kësaj dege, se “me platformën tonë elektorale ne do të certifikojmë edhe një herë fitoren e madhe të zgjedhjeve të vitit 2005”. Pernaska tha se "maxhoranca ka qartazi një aksion për qytetarët dhe zhvillimin e vendit. Por, nga ana tjetër, ka një tjetër model qeverisje për Tiranën, bazë e së cilës është pasioni për pushtet i Edi Ramës, pasioni për kapitale marramendëse dhe për uzurpim të opinionit publik dhe mediave". Ajo theksoi se “me PD-në e Tiranës maxhoranca do t’i çojë më tej arritjet, për ta bërë degën e kryeqytetit forcën që ne duam”. Pernaska bëri thirrje për t’i dhënë Tiranës, “modelin e munguar, nga një model qeverisje me bojatisje, betonim e abuzime që është sot, në një qytet që do të shpalosë gjithë potencialin e zhvillimit dhe vlerave të përbashkëta”.
Gjergji Bojaxhi: “PD-ja, në vijën e parë të sulmit kundër lejeve të ndërtimit”
Kandidati për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike, Tiranë, Gjergj Bojaxhi, shprehu bindjen se “PD-ja e Tiranës do të ofrojë modelin konkret të qeverisjes së qytetit, i cili në ndryshim nga modeli klientelist “Rama”, do të bazohet në aftësitë drejtuese dhe në integritet të pacenueshëm”. Bojaxhi u shpreh se "kryesia e PD-së së Tiranës duhet të jetë në vijën e parë të sulmit kundër lejeve të ndërtimit që kryebashkiaku Rama i jep në mënyrë jotransparente dhe klienteliste”. Sipas tij, PD-ja e Tiranës duhet të kryesojë prerjen e të gjitha lejeve të paligjshme të kryebashkiakut Rama. “Kam bindjen e plotë se 28 qershori do të jetë një ditë e madhe për PD-në dhe gjithë Shqipërinë, pasi do të konfirmohet mbështetja e shqiptarëve ndaj kësaj maxhorance”,- tha ai. Bojaxhi shprehu gjithashtu bindjen se “ekipi i ri udhëheqës i PD-së së Tiranës, në bashkëpunim me Kryesinë e partisë, do të bëjë një punë efikase për të fituar shumicën e deputetëve në kryeqytet”.
19 Maj 2009