Kush e kritikon Ronaldon, nuk e njeh futbollin

Legjenda portugeze, Luis Figo, ish futbollist i Barcelonës dhe Real Madridit në mes ekipesh tjera, i ka dalë në mbrojtje bashkëkombësit të tij Cristiano Ronaldo i cili është përballur me kritika të ashpra në javën e fundit.
Ronaldo humbi një mori rastesh në humbjen e Real Madridit nga Barcelona 1-3, fundjavën e kaluar dhe shumëkush përforcoi dyshimet rreth tij dhe aftësisë për të shkëlqyer në ndeshjet e mëdha.
Por, Figo mbron Ronaldon dhe sulmon ata që e kritikojnë atë. “Të gjithë duhet të dinë se një futbollist mund të ketë ritëm të lartë, mesatar dhe të ulët, ndërsa në rastin e Ronaldos kritikat nuk kanë asnjë kuptim. Ata që dyshojnë në kualitetet e tij nuk dinë asgjë rreth futbollit”, deklaroi Figo për mediet spanjolle.