Richards s’ka problem me Balotellin

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards ka mohuar të ketë probleme me bashkëlojtarin e tij Mario Balotelli, pavarësisht kacafytjes së tyre gjatë seancës stërvitore të enjten.
Reprezentuesi anglez shfrytëzoi profilin e tij në rrjetin social Twitter për të zvogëluar incidentin.
“Mes meje dhe Marios gjithçka është në rregull. Këto gjëra mund të ndodhin në stërvitje por ne i kemi shtrënguar dorën njëri tjetrit më vonë. Kjo tregon pasion!”, shkroi Richards.