Bundesliga gjermane nis sot me ndeshjen Shtutgart-Kaizerslautern

Duket si një nisje e qetë, por asnjëherë nuk mund të quhet e tillë atmosfera në stadiumet e Bundesligës. Shtutgart-Kaizerslautern është ndeshja që do të hapë javën e 25-të të kampionatit gjerman, ndërsa dy ekipet kanë synime të ndryshme. Vendasit mund ta arrijnë një kualifikim për në Ligën e Europës, duke qenë vetëm 4 pikë larg vendit të 6-të. Lautern është në vendin e fundit në renditje, ndaj, edhe fitorja do të ishte si oksigjen për të.
E shtuna do të ketë duelin në distancë mes kampiones Dortmund dhe Bajernit. Bavarezët luajnë në orën 15:30 në fushën e tyre ndaj Hofenhajmit dhe trajneri Jup Hajnkes ende beson se titulli mund të fitohet, por vetëm me një seri të gjatë fitoresh. Verdhezinjtë shkojnë në fushën e Augsburgut, një ekip që nuk humb që në dhjetor në shtëpi, por edhe Dortmund nuk humb që nga shtatori, ndërsa ka 8 fitore radhazi në kampionat. Kjo ndeshje luhet në 18:30.
Borusia e Mynshengladbahut është zonjë shtëpie ndaj Frajburgut po të shtunën në 15:30, ndërsa Shalke luan të dielën ndaj Hamburgut, përderisa ishte e impenjuar dje në Ligën e Europës.
Dortmund kryeson me 55 pikë, Bajerni ka 48, Mynshengladbah 47 dhe Shalke 44 pikë.