Euro 2012 trajneret optimiste
Zyrtarë të UEFA-s dhe trajnerë të ekipeve pjesëmarrëse në fazën finale të Euro 2012 u takuan në Varshavë për të vëzhguar stadiumin kombëtar të sapopërfunduar në Poloni dhe për të diskutuar rreth planeve përpara aktivitetit.
Zyrtarët vizituan impiantin 58 mijë vendësh dhe darkuan, përpara se të nisnin një “ëorkshop” të organizuar nga UEFA, për të diskutuar rreth logjistikës, transportit dhe ku mund të paraqisnin shqetësimet e tyre.
Trajnerët treguan edhe përshtypjet për vendin bashkë-organizator, ku Euro 2012 do të nisë më 8 qershor. Drejtuesi i stolit të Gjermanisë, Joakim Lëv tha se ishte i kënaqur nga ajo që pa.
“Deri më tani kam krijuar përshtypje shumë të mirë për Poloninë. Stadiumet janë modernë, impianti në Varshavë është fantastik. Kemi luajtur kundër në stadiumin ‘Gdansk’ dhe jam i sigurt që Polonia do të paraqitet si një kundërshtar i vështirë në Europian. Njerëzit këtu janë mjaft miqësorë dhe po presin me padurim startin e aktivitetit”, tha ai.
Spanja, kampion e botës dhe Europës cilësohet si favorite për të triumfuar në Euro 2012. Trajneri, Vinsente Del Boske është optimist, edhe për faktin se skuadrat iberike po dominojnë në arenën ndërkombëtare.
“Jemi të kënaqur që ekipet spanjolle që luajnë në Champions dhe në Europa League po paraqiten mirë dhe janë në formë optimale. Deri më tani, futbolli spanjoll ka dominuar në rang klubesh dhe shpresoj që kjo të pasqyrohet edhe në ekipin Kombëtar gjatë Euro 2012”, deklaroi ai.
Ndërsa kur trajneri i Italisë, Çezare Prandeli u pyet rreth shanseve të skuadrës së tij për të fituar përballë Spanjës, ai bëri shaka, duke thënë se “axurrëve” do t’u nevojitet shumë fat.
Ndërkohë, trajneri Slaven Biliç deklaroi se skuadra që ai drejton do të kërkojë të përsërisë paraqitjen e Euro 2008, ku Kroacia u kualifikua mes tetë më të mirave.